Sunday, April 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPas opozitës shqiptare, edhe BDI-ja me kandidat për president

Pas opozitës shqiptare, edhe BDI-ja me kandidat për president

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të marrë pjesë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, por kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti nuk do të jetë kandidat për president. Kështu bënë të ditur nga BDI-ja, duke komentuar njoftimet se drejtuesi i saj do të jetë një nga kandidatët në zgjedhjet për kreun e shtetit.

Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi, tha të martën më 20 shkurt, se nuk mendon se Ali Ahmeti do të pranonte kandidaturën për president pasi “Ai (Ali Ahmeti) ka për mision Bashkimin Evropian dhe po punon për këtë mision”.

“Ai nuk ka nevojë të tregojë se kush është dhe sa ka kontribuar për këtë vend dhe për qytetarët e këtij vendi. Nuk mendoj se është prioritet për të që të konkurrojë për ndonjë pozicion[pozitë]. Sikur të donte, ai mund të kishte cilëndo pozitë në shtet në këto 22 vjet”, deklaroi Xhaferi, i cili është anëtar i kryesisë së BDI-së.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se Ahmeti se shpejti do të dalë me “lajmin e madh”, por pa saktësuar nëse do të prezantohet ndonjë kandidat tjetër për president.

Grubi tha për mediat se “anëtarësia e BDI-së është për kandidaturën e Ali Ahmetit”, por Ahmeti, sipas tij, parapëlqen të punojë për “mision dhe jo për funksion”.

Jozyrtarisht një nga emrat që përflitet në opinion është edhe ai i ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ndërkohë, me daljen eventuale të BDI-së me kandidat për president, bie poshtë paralajmërimi i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) se partitë në pushtet do të dalin me një kandidat presidencial të përbashkët.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, tha se kjo parti në zgjedhje do të marrë pjesë ma kandidatin e saj, që beson se do të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët.

“Ne kemi kandidat që i përmbushin të gjithë kriteret për të qenë përfaqësues të të gjithë qytetarëve, personalitete që ndajnë vlerat evropiane, që angazhohen për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, tha Kovaçevski duke mos përjashtuar mundësinë e kandidaturës së presidentit aktual, Stevo Pendarovski.

Kandidaturat për president deri tani i kanë publikuar vetëm opozita e bashkuar shqiptare, e cila do të garojë me Arben Taravarin dhe partia E Majta, me Biljana Vankovskën.

Kandidati i opozitës shqiptare ka mbështetjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje që drejtohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit, ka nënshkruar deklaratën e opozitës së bashkuar shqiptare për pjesëmarrje të përbashkët edhe për zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja, tha se kandidatin e saj do ta bëjë të ditur në konventën partiake, më 2 mars.

Afati për shpalljen e kandidaturave për president skadon më 19 mars.

Kandidatët mund të propozohen në Kuvend nga 30 deputetë apo të mbledhin nga 10 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Vetëm LSDM-ja dhe VMRO DPMNE-ja nuk kanë nevojë për nënshkrim pasi në Kuvend janë të përfaqësuara me nga më shumë se 30 deputetë./REL

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments