Wednesday, May 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPaditet "mjeku" që falsifikoi diplomën

Paditet “mjeku” që falsifikoi diplomën

Zyra e jashtme për punë kriminalistike Strugë ka ngritur padi penale kundër I.K.(33) nga fshati Vevçan për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Fallsifikim i dokumenteve”, “Mashtrim ” dhe ,,Pseudomjekësi”. I akuzuari ka përgatitur tre dokumente fallse, një vërtetim të fallsifikuar për provimet e dhëna në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, një licencë të lëshuar nga Oda e mjekëve të Republikës së Maqedinisë së Veriut dhe një vërtetim nga Oda e mjekëve të cilat i ka përdorur për punësim si mjek në ISHP ,, Shtëpia e Shëndetit,,Vevçan.

Veprën e ka kryer në dy raste edhe atë kur ka aplikuar për herë të parë për vend pune me shpallje publike nga data 05.09.2016, por nuk është përzgjedhur si kandidat për punësim dhe me aplikimin e datës 10.04.2018, kur është përzgjedhur dhe i punësuar me kontratë pune nga data 26.11.2018 me vendim të Drejtorit të ISHP,, Shtëpia e shëndetit ,, Vevçan. I denoncuari, në bazë të kontratës së punës në periudhën prej 26.11.2018 deri më 19.10.2022 dhe paraprakisht nga data 03.10.2016 deri më 26.11.2018, me kontrata të lidhura pune, ka kryer detyra pune në pozitën e mjekut të mjekësisë, me çka ka dëmtuar reputacionin e spitalit , ka dëmtuar buxhetin e spitalit dhe buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për vete ka siguruar përfitim material në shumë prej rreth 3.507.208 denarë. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments