Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLuka Modriç synon finalen e Botërorit, për gjyshin e tij të vrarë...

Luka Modriç synon finalen e Botërorit, për gjyshin e tij të vrarë nga serbët

18 dhjetori është një datë e vështirë për Luka Modriç. Në këtë datë gjyshi i tij u nda nga jeta, emri i të cilit ishte Luka, si mesfushori i Real Madridit.

Kjo datë përkon me do finalen e Botërorit në Katar. Më 18 dhjetor 1990 familja e tij përjetoi tragjedinë e vrasjes së gjyshit të vrarë nga rebelët serbë. Vrasja ndodhi para shtëpisë së familjes Modric, në shpatet e malit të Velebit, në veri të vendit dhe në kulmin e luftës kroate për pavarësi, e cila filloi në vitin 1991 dhe zgjati deri në vitin 1995.

“Ende e mbaj mend mirë gjyshin tim. Ai ishte mbrojtësi im. Unë kam të njëjtin emër si ai. Jam i trishtuar që nuk mund të shoh gjithçka që kam arritur”, tha mesfushori kroat gjatë filmit dokumentar “Kapitenët”, prodhuar nga FIFA

“Por ai padyshim është atje lart duke më shikuar dhe duke brohoritur për mua. E di që do të bëhet krenar. Nuk e dija çfarë ndodhi kur e sollën në shtëpi. E vetmja gjë që ndjeva ishte trishtimi. Babai më përqafoi dhe më drejtoi te arkivoli dhe më tha: ‘Bir, shko thuaj lamtumirë gjyshin tënd’.

Nuk mund ta kuptoja se ishte hera e fundit që do ta shihja. Prindërit më nxorën nga dhoma, donin të më largonin nga tragjedia. Më pikëllon në zemër sa herë që e mendoj”- kujtoi Modriç, i cili kërkon finalen e 18 dhjetorit më shumë se çdo kroat tjetër./abcnews/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments