Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeUncategorizedOsmani: Do të thyejmë barrierat mentale, që fëmijët tanë të mos kenë...

Osmani: Do të thyejmë barrierat mentale, që fëmijët tanë të mos kenë ëndrra të parealizuara

Karvani i Frontit Europian mbrëmë ka zbarkuar në Cërnilishtë. Kandidati për president Bujar Osmani, para të pranishmëve në tubim shprehu mirënjohjen e banorëve për mbështetjen.

“Misioni jonë për thyerjen e barrierave fizike ka filluar në vitin 2001, dhe ato barriera pothuajse janë thyer për shqiptarët. Tani është koha t’i thyejmë për komunitetet tjera, dhe mos të lëmë më asnjë barrierë fizike që shteti ju imponon njerëzve vetëm se janë e një përkatësi që mos të mund të kenë jetë të lumtur, jetë të suksesshme, por detyrohen të ikin jashtë për një jetë më të begatë.

Për një popull nuk ka më të rëndësishme se vetëbesimi kolektiv. Janë munduar të na thyejnë vetëbesimin kolektiv, nëse doni ta mundi një popull, merrjani vetëbesimin, mos e leni të beson se mundet, mos e leni të ëndërron pakufi”, tha Osmani.

Kandidati i Frontit Europian theksoi se misioni i Frontit është të thyer barriera. “Për shkak se ne kemi qenë popuj- qoftë shqiptarët, qoftë turqit, qoftë romët, boshnjakët, egjiptianët- të cilët jemi rrit dhe ruajtur me barriera. Barriera fizike, të cilat na kanë penguar për t’u zhvilluar, na kanë penguar për të ëndërruar, na kanë penguar për të pasur jetë të dinjitetshme, për secilin prej nesh, për familjet tona, për fëmijët tuaj, por ajo më e vështira nuk janë barrierat fizike, se barrierat fizike thyhen me grusht. Janë barrierat mentale që janë krijuar te fëmijët tanë, se ata nuk mund të ëndërrojnë pa kufij, se ata nuk munden të ëndërrojnë për shkak se ëndrrat janë të rezervuara vetëm për disa njerëz, vetëm për disa grupe”, tha Osmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments