Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNuk respektohet shqipja, Qeveria dhe ministritë nuk e praktikojnë dygjuhësinë

Nuk respektohet shqipja, Qeveria dhe ministritë nuk e praktikojnë dygjuhësinë

Gjysma e faqeve zyrtare të internetit të Qeverisë dhe ministrive nuk e përdorin gjuhën shqipe. Edhe përkundër zotimeve të shumta për avancimin e gjuhës shqipe, Ekzekutivi nuk respekton as obligimet që dilnin as nga ligji i deritanishëm.
Vetë faqja zyrtare e Qeverisë nuk ka version në gjuhën shqipe. Të papërkthyera në gjuhën shqipe janë edhe faqet e internetit të gjashtë ministrive ndër më të rëndësishmet dhe më me peshë në vend. Ministritë që nuk përdorin gjuhën shqipe për informim të opinionit përmes faqes zyrtare janë Ministria e Kulturës, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Punëve të Jashtme, e Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, si dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në grupin e ministrive që përdorin gjuhën shqipe janë kryesisht ministritë që deri më tani ose aktualisht udhëhiqen nga kuadro shqiptar ose kanë zëvendësministra shqiptar. Në mesin e këtyre ministrive janë ajo e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Ministria e Ekonomisë, ajo e Bujqësisë, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Pushtetit Lokal, si dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministria e Shëndetësisë posedon opsion për gjuhën shqipe dhe nëse klikon të njëjtën hapet faqja ku titujt kryesor të rubrikave janë në gjuhën shqipe, por përmbajtjet e reja nuk janë përditësuar në gjuhën shqipe.

Madje edhe biografia e ministrit aktual është shkruar në gjuhën maqedonase edhe në versionin shqip. Disa nga faqet zyrtare të ekzekutivit kanë mbetur etnikisht të pastra. Disa nga faqet që nuk kanë verison në gjuhën shqipe, kanë ofruar opsion në gjuhën angleze, disa faqe kanë vetëm opsion në gjuhën maqedonase dhe në asnjë gjuhë tjetër.

Përveç Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka të cunguar gjuhën shqipe dhe nuk ofron opsion në gjuhën angleze, edhe tre faqe të tjera kanë mbetur vetëm në një gjuhë. Listës së këtyre faqeve ju prinë faqja kryesore e Qeverisë, e cila është vetëm në gjuhën maqedonase dhe me alfabet cirilik dhe nuk ofron version as në gjuhën shqipe dhe as në të angleze.

Në gjendje të njëjtë janë edhe faqet e dy ministrive të cilat janë ndër ministritë që më së shumti kanë të bëjnë me komunikimin dhe promovimin ndërkombëtar të vendit: Ministria e Kulturës dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Implementimi i dygjuhësisë në faqet zyrtare të Qeverisë dhe ministrive ka qenë e paraparë edhe me ligjin e deritanishëm për përdorimin e gjuhës shqipe. Qeveria aktuale edhe përkundër zotimeve të shumta dhe miratimit të ndryshimeve për avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, në praktikë vazhdon me zvarritjet dhe problemet e njëjta të cilat paraqiteshin edhe në qeverisjen e kaluar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments