Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNuk përjashtohet mundësia për mbylljen e kufijve, Prishtina shqyrton masa të reja...

Nuk përjashtohet mundësia për mbylljen e kufijve, Prishtina shqyrton masa të reja kundër Kovid-19

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj deklaroi se autoritetet kompetente në vend po i shqyrtojnë të gjitha opsionet për ballafaqim me valën e re të pandemisë Kovid-19, përfshirë kthimin e masave më kufizuese që ishin në fuqi në një periudhë të caktuar nga ballafaqimin me infeksionin, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Zemaj në një intervistë për portalin “Arbëresh.info” tha se ndër masat në shqyrtim për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me koronavirusin e ri janë mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në vendet që janë të prekura më shumë nga Kovid-19.

Sidoqoftë, tha ai, gjithçka varet nga vlerësimi i situatës epidemiologjike nga institucionet kompetente.

“Masat e tilla si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimi i numrit të pjesëmarrësve në ngjarje të ndryshme, kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura, si dhe disa masa të tjera, janë duke u shqyrtuar dhe do të veprohet sipas situatës epidemiologjike në vend”, tha Zemaj.

Mbyllja e plotë e vendit, sipas njeriut të parë të shëndetësisë të Kosovës, “akoma mbetet mundësi e fundit”.

“Shteti dhe qytetarët nuk e meritojnë të kthehen atje ku ishim gjashtë muaj më parë për shkak të sjelljes së pamatur të një pakice të caktuar. Ajo që pritet dhe çfarë duhet të ndodhë patjetër është që autoritetet kompetente të jenë rigorozë kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe vendimet e qeverisë në lidhje me ballafaqimin me pandeminë. Ne menjëherë do të marrim masa kufizuese në çdo situatë ku do të shohim një rritje të numrit të rasteve, e cila duket se po ndodhë”, theksoi Zemaj.

Ai tha se, paralelisht me masat e reja të mundshme, do të vazhdojë zbatimi i atyre që janë aktualisht në fuqi.

“Policia e Kosovës, inspektoratet kompetente, por edhe vetë komuniteti duhet t’i zbatojnë masat, për të mos na lejuar të përballemi me një situatë kritike që e vë sistemin shëndetësor në situatë të vështirë, i ngarkon kapacitetet dhe krijon probleme si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ato shoqërore për shtetin dhe shoqërinë tonë”, theksoi Zemaj.

Në Kosovë, deri më tani janë regjistruar rreth 18.000 të infektuar me koronavirus, nga të cilët 666 kanë vdekur dhe mbi 51.000 janë shëruar, kështu që numri i bartësve aktualë të virusit aktualisht është pak më pak se 2.2 mijë. Në dhjetë ditët e fundit, janë kryer rreth një mijë analiza, nga të cilat midis 150 dhe 200 raste në ditë rezultojnë të infektuar. Mesatarisht, ka një deri në dy vdekje në ditë të pacientëve të infektuar me Kovid-19 dhe ka ditë kur, sipas të dhënave zyrtare, nuk ka viktima.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments