Thursday, May 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNjë shkollë në Turqi do të emërtohet “Maqedonia” në shenjë mirënjohjeje për...

Një shkollë në Turqi do të emërtohet “Maqedonia” në shenjë mirënjohjeje për solidaritetin pas tërmetit

Në qytetin turk Malatya, i cili ishte një nga të prekurit nga tërmeti katastrofik në Turqi në shkurt të këtij viti, do të ndërtohet një shkollë që do të mbajë emrin e vendit tonë dhe klasat, 32 në numër, do të marrin emrin e Qyteteve të Maqedonisë, përcjellë Klan M, njofton Kryqi i Kuq i Maqedonisë.

Shkolla do të ndërtohet me pjesën më të madhe të mjeteve që qytetarët e Maqedonisë dhuruan për aksionin humanitar të Kryqit të Kuq për të ndihmuar popullatën e vuajtur në Turqi dhe Siri.

“Në fushatë janë mbledhur gjithsej 63.380.807 denarë. Prej tyre, 12.427.334 denarë janë dërguar në llogarinë e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, për të ndihmuar popullatën e vuajtur në Siri”, njoftuan nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë.

Pjesa e mbetur prej 50.909.796 denarë, por sipas marrëveshjes së Kryqit të Kuq të vendit dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke, është vendosur që të ndahen për ndërtimin e shkollës në Malatya të Turqisë.

“Ky akt do të lërë gjurmë të qëndrueshme dhe dëshmi të solidaritetit të qytetarëve të RMV-së ndaj qytetarëve të Republikës së Turqisë. Qytetarët dhe publiku i gjerë herë pas here do të mund të informohen për ecurinë e ndërtimit të shkollës dhe investimin në ueb faqen e Kryqit të Kuq”, thonë nga organizata.

Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet katastrofik më 6 shkurt të këtij viti që vrau mijëra njerëz dhe la mijëra të tjerë të plagosur dhe të pastrehë. /KlanMacedonia

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments