Saturday, October 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNisin bisedimet e para për hyrjen e PDSH-së në Qeveri

Nisin bisedimet e para për hyrjen e PDSH-së në Qeveri

Vetëm se kanë filluar bisedimet e para në mes LSDM-së dhe PDSH-së për inkuadrimin e kësaj të fundit në Qeveri.
Sipas Medial.mk, bisedimet pritet të vazhdojnë edhe pas festave të Vitit të Ri. Sipas informatave të para, partisë së Menduh Thaçit do të mund t’i ofroheshin pozicionet e njëjta të cilat i ka pasur ASH-ja, pa inkuadruar këtu kuptohet ministrinë e Shëndetësisë e cila tanimë ka kaluar në duart e LSDM-së.

ASH-ja e Selës, madje gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit, është listuar si parti opozitare, pas vendimit të kreut të saj Ziadin Sela se nuk janë më pjesë e Qeverisë. A po i hapen dyert për në Qeveri me këtë partisë së Thaçit, pritet të shihet ditët në vazhdim.

PDSH, vazhdimisht është duke rënë në rezultat që nga zgjedhjet e vitit 2008 dhe një inkuadrim eventual i saj në Qeveri do të ishte mundësia e vetme për këtë subjekt politik ta rikuperon veten.

Ndryshe, partia e Thaçit është edhe nënshkruese e Marrëveshjes së Përzhinos, ndërsa në vazhdimësi kanë paralajmëruar se do të mbështesin proceset reformuese dhe të rëndësishme për vendin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments