Friday, May 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriNgjarje e rëndë: Djali e qëllon me armë nënën e tij (VIDEO)

Ngjarje e rëndë: Djali e qëllon me armë nënën e tij (VIDEO)

Një 41-vjeçar u arrestua në Lushnje pasi kërcënoi dhe qëlloi me armë zjarri nënën e tij në banesën e familjes në Dushk të Lushnjes. Fatmirësisht gruaja e moshuar i shpëtoi plumbit, ndërsa autori me precedent u vu në pranga.

Një 41-vjeçar qëlloi me armë për të vrarë nënën e tij, e cila fatmirësisht i shpëtoi plumbit që mbeti në derë të banesës.

Ngjarja e rëndë që rrezikoi të prodhojë krimin e radhës në familje u shënua në fshatin Dushk të Lushnjes.

Protagonist ishte Edmond Kadiu, një person i dënuar me parë për armëmbajtje pa leje dhe që në fshat njihet për probleme të shëndetit mendor.

Plumbat ndaj nënës mësohet se pasuan një debat, por rrethanat mbeten të paqarta.

Kur efektivët e Policisë së Lushnjes mbërritën në zonë, Edmond Kadiu ishte larguar nga banesa.

Ai u kap më vonë në lokalin e fshatit ku në brez ende kishte pistoletën me të cilën qëlloi ndaj të emës me fishek në fole dhe gati për qitje.

Por ndërhyrja e bluve e shmangu rrezikun që ai ti sulmonte.

Dëshmitë se 41-vjeçari shoqërohej në vazhdimësi bashkëfshatarin Arif Zelo, çuan policinë për kontroll edhe në shtëpinë e këtij të fundit.

Aty blutë gjeten një pistoletë dhe 46 fishekë sikurse një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza.

Por 65-vjeçari i shpëtoi arrestimit dhe tashmë është në kërkim.

Krimet dhe dhuna në familje mbetet fenomen shqetësues.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit gjatë 2021-shit u regjistruan 1662 vepra penale të “Dhunës në familje”, ndërsa 18 gra u vranë, ku autorë kryesisht ishin bashkëshortët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments