Sunday, July 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga sot do të ulet çmimi i energjisë elektrike për bllokun e...

Nga sot do të ulet çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë në Maqedoni

Nga sot, energjia elektrike për amvisëri ulet me 5.16 për qind për bllokun e parë, për bllokun e dytë tarifa e lirë mbetet e njëjtë, për bllokun e tretë rritet me 2.88 dhe për bllokun e katërt me 1.86 për qind, ndërsa çmimi për çdo bllok është shuma e çmimit për energjinë elektrike aktive plus tarifën e rrjetit.

Kjo, sipas kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE) Marko Bislimoski, mundësoi vendosjen e tarifës për qasje në rrjet prej 200 denarë në muaj, të cilën do ta paguajnë të gjithë përdoruesit nga fillimi i vitit. Ndryshe, sikur të mos ishte futur, siç thotë ai, do të kishte rritje të çmimeve për 3.4 për qind në bllokun e parë, për 8.62 për qind në të dytin, për 9.46 në të tretën dhe për 4.92 për qind në bllokun e katërt, ndërsa tarifa e lirë do të rritej me 15.42 për qind. Gjithashtu, tarifa e çasjes në rrjet bëri të mundur uljen e tarifës së rrjetit me gati 23 për qind.

“Me qasjen e re konceptuale të rrjetit, u bë një shpërndarje e drejtë e kostos së rrjetit ndërmjet përdoruesve të rregullt dhe atyre konsumatorëve që përdorin herë pas here objektet. Në momentet kur kemi zbatuar tarifën e çasjes në rrjet, jemi udhëhequr në radhë të parë nga një nga vlerat më të rëndësishme themelore të Kushtetutës sonë, që është drejtësia sociale. Duke futur këtë qasje në rrjet, ne kemi bërë të mundur uljen e kostos së tarifave të rrjetit me gati 23 për qind. E gjithë kjo na lejoi që t’i sjellim çmimet që i publikuam”, tha Bislimoski.

Ky, shtoi ai, është vendimi i parë për çmimin i llogaritur dhe i publikuar në Gazetën Zyrtare nga furnizuesi universal EVN Home, nën kontrollin e KRRE-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments