Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNëse nuk përmirësohet situata, të hënën propozohen masa të reja kundër KOVID-19

Nëse nuk përmirësohet situata, të hënën propozohen masa të reja kundër KOVID-19

Orari i punës i të gjitha subjekteve ekonomike të jetë deri në orën 23.00, të kufizohet deri në 50 për qind numri i personave në transportin publik si dhe ndalimi i tërësisht i çdo lloj ngjarje. Këto janë disa nga propozimet të cilat në varësi prej situatës, të hënën Komisioni për Sëmundje Infektive së bashku me ministrin e Shëndetësisë, pritet t’ia dorëzojnë Qeverisë për miratim, raporton SHENJA.
Ministri, Venko Filipçe tha se këto masa, së bashku me pakon e masave që u propozua kohë më parë, të cilët tani janë në procedurë kuvendore dhe pritet të miratohen javën e ardhshme, janë të mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, që fatkeqësisht periudhën e fundit është duke shënuaur shifra rekorde në vendin tonë.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme janë bërë 2306 testime, ndërsa janë regjsitruar 438 raste të reja me Covid-19.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 6 persona, 3 pacientë nga Shkupi, 1 nga Kriva pallanka, 1 nga Strumica dhe 1 nga Shtipi.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 191 persona të shëruar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments