Monday, October 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë Strugë ka rënë 44 litra shi në një metër katror

Në Strugë ka rënë 44 litra shi në një metër katror

Sipas DPHM në Mavrovë janë matur 130 litra në metër katror sasi uji, në Tetovë 84, Llazaropole 75, Dibër 71, Ohër dhe Strugë 44, Shkup 35, Kumanovë 19, Pretor 12, Krushevë dhe Topollçan 10, Prilep 7, Shkup-Petrovec 6, Kriva Pallankë 5 dhe Berovë, Shtip dhe manastir 1 litër, transmeton Express.
Temperaturat çdokund kanë qenë pozitive dhe kanë lëvizur prej katër në Tetovë dhe Llazaropole, 5 në Mavrovë, 6 në Kumanovë, Dibër dhe Berovë, 7 në Krushevë, 8 në Gjevgjeli, Shkup-Petrovec, 9 në Shkup, Pretor dhe Topollçan, 10 në Ohër, Prilep dhe Kriva Pallankë, 11 në Manastir, 12 në Demir Kapi, 13 në Vinicë, 14 në Dojran dhe Shtip dhe 16 në Strumicë.

Sot në mëngjes moti është i vranët në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut, më të rrëmbyeshme ishin në pjesët perëndimore. Po fryn erë e dobët, ndërsa në pjesët lindore, vende-vende përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor.

Deri në fund të ditës moti do të jetë i vranët, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut, më të rrëmbyeshme në pjesët jugperëndimore dhe lindore të vendit ku pritet të bien mbi 60 l/m2 sasi uji. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimin verior, ndërsa në pjesët jugore përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperatura maksimale do të arrijë prej 9 deri 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me erë përkohësisht të përforcuar juglindore. Temperatura do të lëvizë prej tetë deri në 10 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës reshjet do të jenë më të lokalizuara, por do të ketë kushte të jenë edhe të rrëmbyeshme. Reshje të borës do të ketë vetëm në malet më të larta në pjesët veriperëndimore. Nga e hëna do të fryjë erë veriore, ndërsa temperaturat do të jenë në ulje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments