Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriDuhet ta pranojmë, situata është kritike! Largohuni, të shmangim katastrofën

Duhet ta pranojmë, situata është kritike! Largohuni, të shmangim katastrofën

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka folur pranë urës së Mifolit mbi lumin Vjosë në Novoselë nga ku ka paralajmëruar të gjithë banorët që kanë shtëpi pranë lumenjve që të evakuohen, për të shmangur kështu katastrofën.
Peleshi është shprehur se jemi në një situatë kritike, të ngjashme me atë të vitit 2015 dhe në mënyrë që të mos ketë humbje në jetë, banorët duhet të evakuohen.

“Kemi ardhur këtu të Ura e Mifolit mbi lumin Vjosë. Duhet ta themi se jemi në kufijtë kritikë të nivelit të lumit Vjosë. Por prurjet pritet të rriten. Jemi në një situatë të ngjashme me atë të vitit 2015.

Parashikohet një situatë shumë kritike, duhet shmangur katastrofa. I bëj thirrje të gjithë banorëve që janë pranë shtratit të lumit të largohen, të largojnë bagëtitë. Po mundohemi ta mbajmë.”-tha Peleshi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments