Tuesday, March 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNë Strugë do të jepen letërnjoftime edhe të shtunën edhe të dielën

Në Strugë do të jepen letërnjoftime edhe të shtunën edhe të dielën

Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB do të punojnë më 28 dhe 29 tetor, me çfarë qytetarët edhe këto ditë do të mund të nxjerrin letërnjoftime.

Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur apo të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht në të gjitha Sektorët rajonalë për punë administrative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik.

Siç kumtoi MPB, kërkesat për letërnjoftime do të pranohen edhe aprovohen urgjentisht duke përfshirë edhe të shtunën deri në orën 16:30.

Menjëherë pas pranimit të aplikimeve për letërnjoftime, Sektori për informatikë do t’i përpunojë dhe do t’i dorëzojë deri te sektori kompetent për shpërndarje me kohë deri te Sektori për punë administrative.

Në ditën e zgjedhjeve Sektori për punë administrative do të punojnë vetëm për lëshimin e letërnjoftimeve në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments