Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNë mbarë botën nga Koronavirusi janë shëruar mbi 84 mijë persona

Në mbarë botën nga Koronavirusi janë shëruar mbi 84 mijë persona

Më shumë se 84 mijë persona janë rikuperuar nga koronavirus i ri globalisht, i njohur zyrtarisht si COVID-19, bëri të ditur Qendra Universitare Johns Hopkins për Shkencë dhe Inxhinieri të Sistemeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i pacientëve të rikuperuar në territorin e Kinës është 70.425, ndërsa numri më i lartë i personave të rikuperuar është në provincën Hubei të Kinës me 57.678 persona, që është epiqendra e infeksionit që u shfaq dhjetorin e kaluar.

Jashtë Kinës, numri i përgjithshëm i personave të rikuperuar në Iran është 5.389, në Itali 4025, në Korenë e Jugut 1,504, në Spanjë 1.081, në Japoni 144, në Singapor 114, në SHBA 106, në Gjermani 105, në Hong Kong 95, në Britani 65, në Malajzi 60, në Francë 12, në Indonezi 11, në Indi 14, në Pakistan 13, në Zvicër 15, në Suedi 16, si dhe në Greqi 8.

Mbi 219 mijë njerëz janë infektuar, ndërsa numri i të vdekurve tejkalon shifrën 8.900 në të gjithë botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, ndërsa është përhapur në të paktën 166 vende dhe territore në mbarë globin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments