Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaEpidemia e Covid-19 në SHBA do të zgjasë 18 muaj ose më...

Epidemia e Covid-19 në SHBA do të zgjasë 18 muaj ose më shumë

Në planin e qeverisë federale për të luftuar koronavirusin e ri (Covid-19) i cili u zbulua në SHBA, thuhet se pandemia parashikohet të zgjasë 18 muaj ose më shumë në formën e një dallge, transmeton AA.

Në artikullin e “New York Times”, u shpalosën detajet e punimit prej 100 faqesh të titulluar “Plani i reagimit të qeverisë së SHBA-së për Covid-19” i cili mban datën 10 mars 2020.

Sipas planit që paralajmëron se “është vetëm për përdorim zyrtar, jo për shpërndarje të përgjithshme”, thuhet se epidemia Covid-19 në SHBA mund të zgjasë 18 muaj ose më gjatë dhe se do të jetë në formën e “disa dallgëve” që do të rezultojë me mungesa dhe do të vendosë në vështirësi sitemin shëndetësor të vendit.

Ndërkohë në punimin i cili mban datën ku presidenti amerikan Donald Trump shaplli gjendjen emergjente në nivel kombëtar javën e kaluar, thuhet se intitucionet zyrtare do të vendosen në veprim kundër virusit, ku edhe sektori privat mund të mobilizohet në kuadër të kompetencave të Presidencës.

– Trump mund të vendosë në zbatim ligjin e luftës

Në plan thuhet se Trump mund të vendos në zbatim ligjin e prodhimit të mbrojtjes të nxjerrë në periudhën e luftës së Koresë në vitin 1950 i cili i jep kompetencat e jashtëzakonshme në hapin për të detyruar industrinë amerikane të përshpejtojë prodhimin e pajisjeve kritike të shëndetësisë të tilla si ventilatorë, pajisje të frymëmarrjes dhe veshje mbrojtjëse.

Në këtë proces qeveritë e shteteve dhe ato lokale, përfshirë edhe infrastrukturën kritike dhe kanalet e komunikimit do të jenë nën presion dhe potencialisht më pak të besueshëm, thuhet në planin ku është vlerësuar se “Këto presione mund të rrisin marrjen e mesazheve të përditësuara dhe vështirësinë e koordinimit të drejtpërdrejt ndaj rajoneve në fjalë”.

Në planin në fjalë vihet theksi se do të jetë vështirë karakterizimi dhe parashikimi i përhapjes dhe ashpërsisë së Covid-19 dhe paralajmërohet se me kalimin e kohës mangësi të konsiderueshme do të shfaqen për qeverinë, sektorin privat dhe konsumatorët individualë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments