Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë mars rriten pagat dhe pensionet

Në mars rriten pagat dhe pensionet

Nga marsi i vitit 2024 paga minimale për të gjithë të punësuarit do të jetë 22.500 denarë, ndërsa do të ketë rritje edhe të pensioneve, kurse pritjet janë që gjatë këtij viti zhvillimi i ekonomisë të jetë më i fuqishëm dhe të rriten investimet. Ndonëse ndikimi i goditjeve të krizës ekonomike dhe energjetike në ekonomitë botërore është ende i pranishëm, masat e ndërmarra në kohë po japin rezultatet e dëshiruara dhe prandaj njëkohësisht me rritjen e përshpejtuar pritet edhe ulje e inflacionit.

Në Buxhetin e vitit 2024 tashmë janë paraparë 160 milionë euro shtesë për paga më të larta, dhe 170 milionë euro më shumë për rritjen e pensioneve sipas metodologjisë së re. Me ndryshimin e pushtetit në vitin 2017, paga minimale është vazhdimisht në rritje dhe aktualisht arrin në 20.175 denarë.

Deri në vitin 2017 paga minimale ishte vetëm 8.800 denarë, ndërsa rreth 90.000 punëtorë në industrinë e këpucëve, tekstilit dhe lëkurës u diskriminuan dhe morën paga më të ulëta se minimumi ligjor, për dallim nga sot kur paga minimale vlen për të gjitha degët ekonomike, dhe me zgjidhjen ligjore të miratuar, ajo do të rritet për çdo vit në muajin mars. Paga mesatare mujore për punonjësit tani arrin në 39.000 denarë apo 630 euro, për dallim nga disa vite më parë kur paga minimale arrinte në 22.000 denarë, ndërsa qeveria e asaj kohe mundohej ta prezantojë Maqedoninë e Veriut si vend me fuqi punëtore të lirë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!