Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë mars 2024, paga minimale do të jetë 22.500 denarë

Në mars 2024, paga minimale do të jetë 22.500 denarë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se paga minimale në mars 2024 do të jetë 22.500 denarë (365 euro).

“Paga më e ulët në vend nga marsi 2024 do të jetë 22.500 denarë. Rritje më shumë se dyfish nga paga minimale në 2017”, ka shkruar Bekteshi.

Për momentin paga minimale në Maqedoni është 20.175 denarë (327 euro).

Një vit e gjysmë më parë u bënë ndryshime në ligjin për pagën minimale, sipas të cilit u vendos metodologji e re, sipas së cilës masa e pagës minimale përshtatet në 50 për qind të rritjes së kostos së jetesës dhe 50 për qind të rritjes së pagës mesatare në vitin e kaluar.

Paga minimale në vend u vendos në vitin 2012 me miratimin e Ligjit për pagën minimale. Atëherë ishte 8.050 denarë (130 euro).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments