Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNë Gjermani vriten 4 persona, arrestohet punonjësja e klinikës

Në Gjermani vriten 4 persona, arrestohet punonjësja e klinikës

Policia gjermane ka arrestuar një 51 vjeçare për shkak të dyshimit se ka vrarë 4 persona në një klinikë në Potsdam, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia u thirr në klinikë të mërkurën rreth orës 21:00 ku gjeti 4 të vdekur dhe një të plagosur rëndë.

Zëdhënësi i policisë, Thorsten Herbst tha se viktimat kanë pasur lëndime të jashtme që tregonin dhunë. Policia ende po heton rrethanat dhe një punonjëse e klinikës është arrestuar.

Gazeta lokale “Potsdamer Neueste Nachrichten” njoftoi se viktimat ishin pacientë të klinikës që kujdeseshin për personat me aftësi të kufizuara.

Potsdam është 24 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Gjermanisë, Berlin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments