Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiDr.Arbër Shehu, nipi i profesorit të ndjerë Ymyt Zendeli, një nga autorët...

Dr.Arbër Shehu, nipi i profesorit të ndjerë Ymyt Zendeli, një nga autorët e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna

Mjeku nga Kosova Dr. Arbër Shehu, është një nga autorët e një studimi për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Shehu u bë pjesë e një studimi për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna kundër hospitalizimit të të moshuarve mbi 65-vjeç. Sipas këtij studimi të kryer nga ECDC, i cili është përfolur mjaft shumë në mediat ndërkombëtare, këto dy vaksina mbrojnë të moshuarit deri në 94 për qind, shkruan Gazeta Shneta.

Por edhe pjesëmarrja e Shehut në këtë studim është bërë lajm në Kosovë. Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, ka thënë se Shehu ka dëshmuar se njerëzit si ai mund t’ia kthejnë shpresën Kosovës.

“Mediat botërore dje raportuan për të dhënat që janë të rëndësishme për tërë njerëzimin. Është kënaqësi e veçantë që në këtë ekip prestigjioz është edhe një anëtar i PRAK  Kosova. Arbër Shehu na e dëshmoi se Kosova ka njerëz që mund të ia kthejnë shpresën këtij vendi. Mesazhi më i fuqishëm që vjen nga Arbëri dhe të tjerët si ai, është që të mos i pengojmë. “Vullnetet e ndrydhura” që ata i kanë, mund ti shfaqin edhe në Kosovë. Krenar me ty Arbër”, ka shkruar Kodra.

Edhe deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se Shehu ka qenë një nga studentët e shkëlqyer në Kosovë.

“Kur e pata pirë kafen e fundit para nisjes së Arbërit për Amerikë, e besoja që dr Arbëri do arrinte majat e suksesit. Arbër Shehu, student i shkëlqyer,mjek i ri nga Krusha e vogël, babain e zhdukur në luftë, iku në SHBA para 5 viteve për të vazhduar specializimin. Si shkëlqeu këtu me studime edhe atje po shkëlqen. Tani atje është pjesë e instituteve me prestigjioze kërkimore shkencore, dhe së fundi pjesë e studimit më të perfolur për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna .Krenar që isha bashkëudhetar në një pjesë të rrugës së tij së drejtë majave të suksesit”, ka shkruar Avdyli. /Gazeta Shneta/

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments