Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë Frëngovë, 3 urime nga Jusuf Ismaili në manifestimin e Mevludit, (lindjen...

Në Frëngovë, 3 urime nga Jusuf Ismaili në manifestimin e Mevludit, (lindjen e Muhamedit a.s ) (FOTO)

3 urime në në manifestimin e Frëngovës

Në manifestimin e mevludit i cili u organizua mbrëmê në xhaminë e Frëngovës në fjalimin përshëndetës lidhur me këtë festë imami i xhamisë Jusuf Ismaili, të pranishmëve dhë të gjithë besimtarëve ua uroj këtë ditë, pra Mevludin( lindjen e Muhammedit a.s) duke i këshilluar të pranishmit që neve edhe gjeneratave që do të vijnë pas nesh gjithmonë të marrin shembull dhe mësime nga kjo figurë e ndritur e të gjitha kohêrave. Si shembull mori ajetin Kur’anor: “Me të vërtetë ti (O Muhammed) je në një shkallë të lartë morali” ( Kaptina kalem 4). Edhe hadithin Muhammedit a.s :“Jam i dërguar për ti përsosur vlerat e larta të moralit” . Imami në vazhdim përmendi se edhe neve duhet ti përsosim vyrtytet e larta të moralit që është një prej themeleve kryesore që e ngrenë lartë një popull edhe shumë vyrtyte të tjera të cilat në çdo kohë dhe në çdo vend janë të nevojshme për ngritjen e vetëdijes.
Poashtu imami në vazhdim të fjalimit uroj të gjithë shqiptarët 22 Nëntorin ditën e alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe, duke e përmendur se alfabeti i gjuhës sonë ka 36 shkronja përdallim nga ai arap i cili numëron 28 shkronja duke e theksuar se edhe drejtshqiptimi dhe drejtleximi i Kur’anit është më i lehtë nga ne shqiptarët se çdo popull tjetër në botë pêr shkak se kemi një gjuhë të pasur. Poashtu imami Jusuf Ismaili uroj të gjithë shqiptarët 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë dhe flamurit tonë kombëtar duke e theksuar se edhe në minaren e xhamisë sonë valëvitet flamuri shqiptar edhe do të vazhdoj gjeneratë pas gjenerate.
Më pas programi vazhdoi me këndimin e mevludit tradicional, lexim nga Kur’ani Famëlartë dhe lutja përfundimtare, e cila edhe e përmbylli këtë manifestim.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments