Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë ARM, për herë të parë një shqiptar komandant brigade

Në ARM, për herë të parë një shqiptar komandant brigade

Presidenti Stevo Pendarovski ka shkarkuar nga pozitat gjashtë pjestarë të ARM-së të cilët në muajin shkurt ishin ngritur në detyrë nga paraardhësi i tij Gjorge Ivanov. Vendimi i Pendarovskit ka ardhur pas konstatimit të Komisionit kundër korrupsionit se vendimet janë joligjore. Sipas antikorrupsionit, vendimet që janë marrë në 25 shkurt, pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, janë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Nga gjashtë emrat e shkarkuar, dy janë vendosur në po të njëjtat pozita në të cilat i kishte emëruar Ivanov, për dy të tjerë do të vendosë Ministria e Mbrojtjes, për njërin vendos Armata kurse personi i gjashtë, gjenerali Vasko Gjurçinovski mbetet kolonel i përgjithshëm, duke qenë se nuk ka bazë ligjore mbi të cilën mund të hiqet grada e tij. Në mesin e këtyre gjashtë personave është Besnik Emini, i emëruar si komandant i brigadës së parë të makinerisë këmbësore në komandën e përbashkët operative në shtabin e përgjithshëm të Armatës. Emini është shqiptari i parë që mban gradë të këtillë në armatën e vendit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments