Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNdryshimet e Kodit zgjedhor sot para deputetëve

Ndryshimet e Kodit zgjedhor sot para deputetëve

Propozim ndryshimet ligjore të Kodit zgjehdor, me procedurë të shkurtuar, me të cilat, përveç implementimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së bëhet edhe saktësimi i dispozitave lidhur me regjistrimin e votuesve me heqje të kufizimeve në bazë të dokumenteve të skaduara për identifikim, si dhe me sqarim të procedurave për përfshirje në listat zgjedhore të personave të cilët do të mbushin 18 vite mes dy raundeve, do të gjendet nesër në seancë kuvendore.

Me dispozitën kalimtare nga ky propozim rregullohet e drejta votuesit të mund të votojnë me letërnjoftim apo dokument udhëtimi, validiteti i të cilit ka skaduar në periudhën prej 9 muajve deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Në ueb-faqen e Kuvendit, për nesër është caktuar mbledhja e 147-të, në rend dite të së cilës janë dy pika – Propozim ligji për plotësim të Ligjit për arsimin e lartë dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, që të dy në procedurë të shkurtuar.

Propozim ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjehdor janë parashtruar nga deputetët Arbër Ademi (BDI), Martin Kostovski (LSDM) dhe Nikolla Micevski (VMRO-DPMNE).

Në propozim tekst, thuhet se zgjidhja e propozuar ligjore është në drejtim të përmirësimit të procesit zgjedhor dhe sigurimit të së drejtës së barabartë, demorkatike dhe të lirë zgjedhore.

Me propozim ligjin vendoset Qendra për edukim të vazhdueshëm në KSHZ me të ciklën sigurohet trajnimi i vazhdueshëm për administratën zgjehdore, votuesit, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, përfaqëuesit e autorizuar të parashtruesve të listabe, mediumeve, vëzhguesit e zgjedhjeve dhe të gjithë të interesuarve të cilët në çfarëdo lloj mënyre marrin pjesë në zgjedhje.

Më tej, ndryshimet janë në drejtim të funksionimit më të mirë të administratës zgjedhore përkatësisht përditëimit të rregullt të bazës së të dhënave të nëpunsëve shtetërorë dhe publik që shfrytëzohet për selektim të nëpunësve zgjedhorë, me qëllim që të sigurohet proces i papengueshëm dhe efikas i selektimit.

Rregullohen dhe saktësohen dispozitat lidhur me financimin e zgjehdjeve dhe parashtrimin dhe publikimin e raporteve për donacione të pranuara në llogari transaksioni për fushatë zgjedhore. Me propozim ligjin propozohet të caktohet korniza e qartë kohore për mbajtje të zgjedhjeve të përsëritura në raste kur kushti për dalje nuk është përmbushur në rrethin e parë të zgjedhjeve për kryetar komune, e tërë kjo me qëllim që të ulet rreziku për zgjedhje të pasuksseshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments