Wednesday, March 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderNdërron jetë legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Ndërron jetë legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Një lajm tronditës është publikuar para pak çastesh në mediet argjentinase. Legjenda e futbollit botëror dhe një nga më popullorët në të gjithë globin Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Para disa ditës ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.

Por jo gjithçka shkoi mirë sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.

Sipas raportimeve, ambulanca dhe ekipi i specializuar i mjekëve bënë maksimumin për ta mbajtur në jetë, por në fund nuk ia arritën qëllimit të tyre. Maradona më 30 tetor festoi 60-vjetorin e lindjes.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments