Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMuki dëshiron t’i mat forcat, kërkon përballje me Ali Ahmetin në zonën...

Muki dëshiron t’i mat forcat, kërkon përballje me Ali Ahmetin në zonën 6, LSDM e refuzon (VIDEO)


Derisa Aleanca për shqiptarët është fokusuar në prezantimin e platformës së partisë, BDI po mbledh propozimet nga degët për listat zgjedhore.

Gjithashtu edhe LSDM është aktive në përpilimin e listave zgjedhore. Zaev se fundi tha se në lista do të ketë barazi gjinore 50:50, por deklaroi që LSDM nga parti maqedonase sot është parti multietnike. Kjo lë të kuptohet se ne listat zgjedhore do te ketë kandidat edhe të kombësive tjera.

“Me vendim të bordit qendror dhe me rekomandimet, listat do të jenë tërësisht të balancuara. Nga 50 përqind do të ketë nga të dyja gjinitë”, pohoi Hari Llokvenec.

Burime të TV21 mësojnë se në LSDM, është duke u zhvilluar debat rreth listave zgjedhore dhe se nënkryetari i kësaj partie Muhamet Zekiri, insiston që të jetë bartës në njësinë zgjedhore 6, ku dëshiron të përballet me Ali Ahmetin. Nga LSDM, nuk janë shumë të kënaqur me këtë propozim dhe nga atje për TV21 thonë se bartësi në NJZ 6 duhet të jetë lider i partisë shqiptare me te cilën LSDM do të shkojë ne koalicion parazgjedhor. Burime të LSDM-së thonë për TV21 se Muhamet Zekiri mund te jetë i 3-ti ne NJZ nr. 2, ku bartës duhet te jetë kryeministri teknik Oliver Spasovski.

I kontaktuar nga TV21 Zekiri tha se ende është herët dhe se askush nuk e di se ku do të garojë.

E në BDI duket se Izet Mexhiti do ta ketë miratimin e partisë për NJZ nr. 1 dhe se ai do të jetë bartës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments