Deputetët Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska nga LSDM dhe Bajram Kadrija nga BDI kanë dhënë dorëheqje në Kuvend, shkruan SHENJA.
Dorëheqjet vijnë pasi të tre do të marrin poste në drejtori. Zekiri do të shkojnë në Fondi Shëndetësor, Llukarevska në DAP, ndërsa Kadrija në AEK.
Në seancën e sotme përpos dorëheqjeve të tyre do të konstatohet edhe dorëheqja e deputetit Igor Durllovski.