Për Rusinë deklarata e kryeministrit të Maqedonisë me të cilën paralajmëron reagim të Moskës për hyrje në NATO është e dëmshme, njofton Portalb.mk.
Për zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, deklarata e Zaevit është pjesë nga lajmet absurde të cilat vijnë nga bota në Moskë.
Sugjerimi i kryeministrit se Rusia e përgatit atentat është “insinuacion që u bën dëm marrëdhënieve bilaterale”.
“Vlerësojmë se këto deklarata janë të pabaza dhe këto fraza amerikane i vlerësojmë për përpjekje për publicitet dhe si përpjekje për sulm ndaj marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Rusisë. Këto përralla horror janë përpjekje për mbulimin e involvimit të vendit ballkanik në NATO pasi që ata ende nuk janë në aleancën. Mu për shkak kësaj, në Maqedoni kishte krizë politike. Rusia asnjëherë nuk është përzier në punët e brendshme të Maqedonisë.
Sipas Zaharovës, të thënat e Zaevit në një televizion të Malit të Zi, se analistët e sigurisë e kanë paralajmëruar se pas Millo Gjukanoviqit ai është në radhë që të likuidohet “më shumë ngjajnë në reklama të fushatës së dikujt që do të paraqitet si viktimë”.
Ajo më tej shton se “deklaratat e tilla sikur të kryeministrit Zoran Zaev, janë të dëmshme për marrëdhëniet Rusi – Maqedoni dhe në kundërshtim me gatishmërinë e Shkupit që të promovojë lidhje konstruktive me Rusinë”.
Ndryshe, këshilltarët e sigurisë e kanë paralajmëruar kryeministrin Zoran Zaev, për rrezik nga atentati. Këtë e deklaroi vetë Zaev në një intervistë në një emision në Mal të Zi “Zhiva Vistina”. Ai ka theksuar se me uljen në karrigen e kryeministrit e ka pranuar përgjegjësinë që të sjell vendime shtetërore për të mirën e qytetarëve,.
“Tani disa analistë rreth meje thonë se tani ti je në rend. Nëse duhet diçka të ndodhë, le të ndodh, unë pranova të jem kryeministër i vendit tim dhe të shtetit tim, jam i gatshëm që të sjell vendime të cilat i presin qytetarët e mi, me çdo çmim, çfarë të ndodh le të ndodh”, deklaroi Zaev.
Në lidhje me pritjet e Zaevit pë reagim nga Rusia tha se NATO dhe BE janë alternativa e vetme për Maqedoninë, dhe se pret reagim të ashpër nga Rusia kur do të vijë koha për pranimin e vendit në Aleancën Veriatlantike, transmeton Portalb.mk.
“Kanë reaguar për Malin e Zi, ne jemi të përgatitur sepse vendi im nuk ka alternativë tjetër. Përsëris, ne duam ta avancojmë bashkëpunimin me Rusinë, duam që atje p.sh. më shumë të shesim domate, lakra dhe prodhime të tjera bujqësore. Megjithatë, ne kemi alternativë, zgjedhja jonë është BE dhe NATO”, theksoi Zaev.
Ai tha se është i përgatitur për gjithçka për realizimin e këtyre qëllimeve sepse, siç tha, është opsioni i vetëm.