Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMërgimtarët e Maqedonisë në Zvicër dhe Austri, më të interesuarit për referendumin

Mërgimtarët e Maqedonisë në Zvicër dhe Austri, më të interesuarit për referendumin

Mërgimtarët në Zvicër dhe Austri deri më tani janë më të interesuarit për votim në referendumin e ardhshëm. Deri dje, siç informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë janë dorëzuar gjithsej 251 fletëparaqitje nga qytetarët për votim, të gjitha përmes ueb aplikacionit të KSHZ-së, dijaspora.sec.mk.

Gjithsej 251 fletëparaqitje nga qytetarët për votim në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit janë dorëzuar në konkludim me ditën e sotëm deri në orën 12:00, përmes ueb aplikacionit deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Numri më i madh i fletëparaqitjeve janë parashtruar për votim në Bern dhe Vjenë – nga 21, në Lubjanë dhe Toronto – 18, Kanbera – 15 etj. Nga fletëparaqitjet, 127 janë pranuar, ndërsa 124 janë në përpunim, informojnë nga KSHZ-ja.

Nga KSHZ-ja shprehen se nëse dikush prej të zhvendosurve është paraqitur për denoncim në Përfaqësitë diplomatike konsullore jashtë vendit atëherë nuk do të mund të votojë në Maqedoni nëse udhëton në vend.

Nga KSHZ-ja theksojnë se ndryshimet në Listën zgjedhore qytetarët mund t’i bëjnë vetëm me parashtrimin e dokumentacionit adekuat dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore gjatë kontrollit publik për referendumin në vjeshtë që zgjatë deri më 23 gusht.

Në ditën e parë të kontrollit publik në Listën zgjedhore më 9 gusht në njësitet rajonale, kontroll kanë bërë 213 qytetarë, ndërsa në vazhdimësi kjo bëhet dhe në mënyrë elektronike përmes ueb faqes së Komisionit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!