Friday, May 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMenduh Thaçi thirrje nga Studeniçani të votohet Pendarovski, ironizon me kandidaturën e...

Menduh Thaçi thirrje nga Studeniçani të votohet Pendarovski, ironizon me kandidaturën e Rekës

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në tubimin në Studeniçan ka bërë thirrje që të votohet kandidati i koalicionit Stevo Pendarovski, ndërsa ai ironizoi me kandidaturën e prof.dr. Blerim Reka.
“Mos të nxeheni me miq, baskëpunëtorë dhe familjet tona. Nuk është momenti i garës politike.

Ata që paraqiten në garën politike dhe e quajnë veten se kanë një kandidat shqiptar, i ngjajn asaj sikur kur luhet loja e futbollit dhe ata ushtrojnë mbas golit. Gara e vërtetë është finishi i garancës institucionale të Maqedonisë së Veriut, se rruga drejt NATO-s është pakthim. Institucioni i presidentit shtetit, është rrumbullakësimi i institucioneve që kanë marrë si obligim për të përmbyllur këtë proces të pakthyeshëm. Ju lus që të angazhoheni që në këto zgjedhje ta votoni numrin 3, sepse unë dhe PDSH-ja jemi garancë për cështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.”, theksoi Thaçi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments