Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIzet Mexhiti: Shqiptarët na e dhanë legjitimitetin për t’i përfaqësuar në qeverinë...

Izet Mexhiti: Shqiptarët na e dhanë legjitimitetin për t’i përfaqësuar në qeverinë e re

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka falënderuar votuesit e VLEN-it, duke thënë se 107.000 votat janë historike për opozitën shqiptare.
Mexhiti ka thënë se kjo mbështetje ju jep atyre legjitimitetin e plotë për t’i përfaqësuar në qeveri.
“Të nderuar përkrahës të koalicionit VLEN. Jemi shumë, jemi 107.000
JU FALENDEROJ nga zemra për këtë mbështetje rekorde, historike për opozitën shqiptare!
Me këtë mbështetje, nga gjithë qytetet e fshatrat, ju e vulosët fitoren absolute në kampin politik shqiptar, me çka na e dhatë legjitimitetin e plotë për t’ju përfaqësuar!
Ne do të jemi zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re, sepse ne jemi përfaqësuesit e votës së pastërt shqiptare.
Plani VLEN 2030 tani është synimi jonë, si pjesë e Qeverisë së re. Idetë e projektet konkrete për të mirën e qytetarëve tani janë preokupimi ynë i përditshëm.
Beteja u fitua. Ne nuk do ta tradhëtojmë besimin qytetar asnjëherë, për asnjë çmim.
Sepse shqiptari VLEN”, ka shkruar Mexhiti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!