Tuesday, May 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMickoski: VLEN partneri kredibil në Qeverinë e ardhshme, nuk pranojmë ultimatume, por...

Mickoski: VLEN partneri kredibil në Qeverinë e ardhshme, nuk pranojmë ultimatume, por partneritet

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën në Kanal5 theksoi se koalicioni VLEN me fitoren e 107 mijë votave konfirmoi kredibilitetin e saj si partner kredibil në qeverinë e ardhshme që do ta udhëheq VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia juaj”.

“Me rezultatin që e arritën vlerësoj se ata konfirmuan kredibilitetin e tyre dhe do të jenë në qeverinë që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE dhe unë si mandatar” ,deklaroi Mickoski.

Duke folur për kushtin e koalicionit VLEN, që ndryshimet kushtetuese të realizohen brenda 6 muajve të parë qeverisës. Mickoski tha se koalicionimi duhet të jetë në frymën e partneritetit, e jo me ultimatume.

Ai kërkoi që “aq sa e respekton VLEN-in për 170 mijë votat e marra, aq dëshiron që VLEN ta respektojë partinë e tij për 437 mijë votat e marra”.

“Nuk dua të bëj marrëveshje në frymën e ultimatumeve. Nëse jemi partnerë, duhet të sillemi si partnerë. Siç unë i kuptoj ata dhe i respektoj për 170 mijë votat e fituara, pres që ata për 437 mijë t’i respektojnë edhe votuesit tanë. Gjegjësisht, nëse ne i respektojnë votuesit e tyre, pjesa dërmuese shqiptarë, pres që edhe ata t’i respektojnë pjesën dërmuese të votuesve tanë, maqedonasit. Nuk do të doja të vijmë në një situatë ku do të bisedojmë bazuar në ultimatume. Kjo nuk është mirë. Kjo është e gabuar. Në partneritet duhet të ketë dialog, dialog konstruktiv dhe dialogu të bazohet në argumente”, theksoi Mickoski për Kanal5.

Sipas tij, ai është ndër të parët që dëshiron që Maqedonia të jetë në BE, por nuk mund të pranoj ultimatume.

“Askush nuk është kundër ardhmërisë europiane, unë jam i pari që dëshiron Maqedonia të jetë në Bashkimin Europian, por nuk mund ta pranojë argumentin se kjo është në tryezë – ose merre, ose lëre. Ky është ultimatum dhe nuk ka lidhje me vlerat europiane. Unë s’kam marrë pjesë, por as OBRM-PDUKM-ja s’ka marrë pjesë në dakordimin e atij ultimatumi dhe aq më tepër – u jemi ofruar të jemi pjesë e atij procesi, por na kanë refuzuar. Nuk mundet VMRO-DPMNE-ja t’i paguajë gabimet e disa politikanëve jo të mençur”, tha Mickoski.(INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments