Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiMë të mirat në Maqedoni/ Shkëlqejnë nxënëset Lisa Dauti dhe Natyra Hoxha...

Më të mirat në Maqedoni/ Shkëlqejnë nxënëset Lisa Dauti dhe Natyra Hoxha të shkollës “Ashim Agushi” me projektin, “Klasifikimi i mbeturinave duke përdorur paisjen Micro:bit” (FOTO)

Sfida e kodimit 2020
Sfida e kodimit 2020, organizuar nga Këshilli Britanik në mbështetje të BZHA dhe MASH në RMV, u mbajt në datën 3 Nëntor 2020 me pjesmarrje të nxënësve të shkollave fillore në RMV, pjesë e programit Shkollat e shekullit 21. Gara u mbajt online nëpërmet platformës MSTeams dhe ishin prezent Ambasadorja e Britanis së Madhe -Rejçel Galovej, ministresha e Arsimit dhe Shkencës së RMV, Milla Carovska.
Në këtë garë secila shkollë pjesë e programit u përfaqësua nga një grup prej një Mësimdhënësi dhe 2 nxënës të cilët duhej të krijonin një projekt me përdorim të paisjes Micro:bit.
Në këtë garë Shkolla fillore komunale Ashim Agushi- fsh. Ladorisht, u përfaqësua nga: Kanarina Azizi- Arsimtare e Informatikës dhe nxënëset : Lisa Dauti dhe Natyra Hoxha, fitoi vendin e dytë me projektin “Klasifikimi i mbeturinave duke përdorur paisjen Micro:bit”.
Qëllimi i projektit është edukimi i fëmijëve për ruajtjen e ambienteve të shkollës ku përmes krijimit të koshave për klasifikimin e mbeturinave (materiale hekuri kundrejt materialeve plastike) të shpërndara në të gjithë ambientet e shkollës do të mundësojnë një ambient më të pastër.
Micro: bit-ët u programuan që të kontrollojnë llojin e mbeturinave, të kontrollojnë nëse në kosha është hedhur material i lëngshëm dhe nëse koshat janë plotë duke dhënë sinjal alarmues.
Nëpërmjet micro:bit-it shërbyesit (higjenëruajtësit) e shkollës do të kenë një pasqyrë të sakt se cilat kosha janë në rregull dhe cilat prej tyre duhet të zbrazen.
Gjatë krijimit të projekit nxënëset hasën në vështirësi të shumta teknike por me përkushtim, punë si dhe përkrahje nga arsitmarja dhe udhëheqësit e shkollës projekti u realizua me sukses dhe është funksional. Ne jemi krenar për përkushtimin e mësimdhënësve dhe nxënëve që mundën të krijojnë një produkt i cili është inovativ, funksional dhe shumë i thejsht për përdorim.

Më shumë informacione në linkun
https://www.britishcouncil.mk/programmes/education/21st-century-schools/programme-news/online-coding-challenge-2020


Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments