Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNëse një qytetar ndot mjedisin, mund të gjobitet deri në 5,000 euro...

Nëse një qytetar ndot mjedisin, mund të gjobitet deri në 5,000 euro (VIDEO)

Me ndryshimet e reja në ligjin për kundërvajtje, nëse një qytetar ndot mjedisin, ai mund të gjobitet deri në 5,000 euro. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e mëdha mund të marrin gjoba deri në 200,000 euro. Megjithatë, shuma e gjobës mund të jetë edhe më e ulët. Çdo gjë do të varet nga dëmi i shkaktuar. Kjo do të përcaktohet nga inspektorët e mjedisit.

Zgjidhje e re ligjore për kundërvajtje

“Për shkeljet në fushën e mbrojtjes së pasurive natyrore dhe mjedisit, gjoba mund të përcaktohet në shumën prej njëzet herë”.

– Për qytetarët gjobë e mundshme ndërmjet 15 dhe 5,000 euro
– Për person përgjegjës në kompani dhe zyrtar i autorizuar gjobë E MUNDSHME mes 15 dhe 10,000 euro
– Për kompanitë gjobë E MUNDSHME ndërmjet 50 dhe 200,000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë

Dënimet për qytetarët që ndotin mjedisin janë në rritje, por çështja e ngrohjes së amvisërive mbetet e pazgjidhur. Gazifikimi ende mungon. Ministri i mjedisit është optimist se gazi do të arrijë vitin e ardhshëm.

Tenderi për rrjetin sekondar dhe terciar do të jetë gati muajt e ardhshëm. Atëherë kompania do të jetë e obliguar të furnizojë të paktën 50% nëpër qytetet në katër vitet e ardhshme dhe të paktën 25% në zonat rurale në katër vitet e ardhshëm – tha Naser Nuredini- ministër i mjedisit.

Nuredini shton se zgjidhja e re ligjore është miratuar kryesisht për industritë që janë gjithashtu ndotës të mëdhenj. Nëse dikush e ndot mjedisin, përveç se paguan gjobë, do të ketë obligim për ta riparuar dëmin e shkaktuar. Zgjidhja ligjore nga Qeveria ende nuk është dërguar në Parlament.

Igor Stefanovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments