Viktima kohën e fundit në mënyrë periodike ka qenë e dhunuar nga bashkëshorti i saj, i cili vetëm para pesë ditëve ka ushtruar dhunë brutale mbi të, ajo ka ikur tek shtëpia e prindërve të saj për të kërkuar mbrojte, e ka lajmëruar disa herë dhunën në polici por, incitucionet…”, këto janë fjalët e të afërmit të viktimës, të cilët janë të tmerruar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur!
Sipas informatave jo zyrtare të Pa Censurë, personi Z.K ka vajtur tek shtëpia e nënës së viktimës, pas rezistencës që kanë bërë familajrët e saj për t’i hapur derën, Z.K ka thyer atë, është futur brenda dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, pasi orë më parë ka qëlluar mbi një punonjës takise të cilin e ka lënë të plagosur. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes i armatosur, policia është vënë në ndjekje të tij.
Të afërmit flasin se personi Z.K vite më parë ka punuar në Irak, ai pas një traume që ka kaluar në vendin e tij të punës ka pasur probleme psikikie, ka dhunuar vazhdimisht gruan e tij, e cila edhe e ka denoncuar deri tek institucionet përkatëse. Sipas të dhënave të para Z.K ka vrarë gruan e tij dhe ka plagosur një person tjetër për motive xhelozie!