Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaMbi 90 mijë të infektuar në Turqi, Erdogan nga e enjtja vendos...

Mbi 90 mijë të infektuar në Turqi, Erdogan nga e enjtja vendos për 4 ditë orën policore në 31 qytete

Në Turqi, në 24 orët e kaluara janë raportuar 4.674 raste të reja me koronavirus, duke rritur kështu bilancin në gjithsej 90.980, tha sot ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Ky është numri më i lartë i rasteve të koronavirusit jashtë Evropës dhe SHBA, transmeton Reuters.

123 njerëz kanë vdekur në 24 orët e kaluara, duke çuar bilancin e përgjithshëm në 2.140.

Deri më tani, 13.430 persona janë shëruar dhe 39.703 persona janë testuar në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Worldometers, Turqia renditet e shtata në botë me numrin e të prekurve me koronavirus, pas SHBA-së, Spanjës, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha sot se një orë policore katër-ditore do të futet në 31 qytete që nga e enjtja, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Duke folur pas mbledhjes së kabinetit , Erdogan tha se qëllimi i Turqisë është që të sjellë epideminë në një nivel që do të normalizonte jetën pas festës së Fitër-Bajramit në fund të majit, duke shtuar se disa hapa mund të merren para kësaj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments