Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderMbappe shkon te Reali. Ja detajet e marrëveshjes dhe zyrtarizimit

Mbappe shkon te Reali. Ja detajet e marrëveshjes dhe zyrtarizimit

Kylian Mbappè te Real Madridi, “telenovela” po shkon drejt fundit.

Pas një marrëveshjeje në parim, të arritur prej disa kohësh, siç raporton “Marca”, kjo do të jetë java e nënshkrimit të fenomenit francez, i cili deri të premten duhet të mbyllë marrëveshjen e tij të re me klubin spanjoll.

Pavarësisht përpjekjeve të minutës së fundit të PSG-së për të rinovuar kontratën me yllin e datëlindjes 1998, Mbappe u bind nga projekti madrilen.

Ndeshja e Champions League, pak ditë më parë, shuajti çdo dyshim për francezin, i cili tashmë është gati të nënshkruajë me Realin.

Mbappé do të fitojë rreth 25 milionë euro në vit, me një bonus nënshkrimi nga 60 deri në 80 milionë euro.

Njoftimi aktual i klubit spanjoll, megjithatë, nuk do të vijë menjëherë. Mbappé është ende duke luftuar për Ligue 1 me PSG-në, transferimi te “Los Blancos” do të shpallet vetëm në fund të sezonit, ose pasi të jetë arritur objektivi i titullit kampion të klubit francez. /Telesport.al/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments