Wednesday, May 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia e Veriut pritet të marr vendimin për heqjen e testit PCR...

Maqedonia e Veriut pritet të marr vendimin për heqjen e testit PCR për vendet fqinje

Ministri i Shëndetësisë, FIlipçe, paralajmëron edhe heqjen e të gjitha kufizimeve në pikat kufitare, respektivisht heqjen e testeve PCR, vendim ky që vlen për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe ata të Bosnjës.

“Këtë fundjavë në seancën e Komisionit për Sëmundje Infektive do të bisedojmë për hapjen e kufijve. Vendimi do të bazohet në analizat mbi gjendjen aktuale në gjithë rajonin ku kemi thuajse vlera të njëjta epidemiologjike. Ja tani po hapen edhe aeroportet në të gjitha shtetet, kuptohet duke i respektuar masat mbrojtëse, maskat, distancën dhe higjienën”, ka thënë Filipçe.

Lexo Edhe:
Blerim Sejdiu KOMUNA E ZHELINËS : Këtë javë edhe një lagje në Trebosh, morri pamje të infrastrukturës evropiane
Kundër masave kufizuese janë edhe bizneset, të cilat po përballen me pasoja të rënda për shkak të pandemisë.

“Ne nga qeveria e re do të kërkojmë që të vazhdojë me masat në mbështetje të bizneseve edhe për muajt korrik, gusht dhe shtator, në mënyrë që të mund të mbijetojmë dhe t’i mbajmë punëtorët. Në të kundërtën, do të kemi përkeqësim edhe më të madh të gjendjes duke marrë parasysh paralajmërimet për valë të re të virusit në vjeshtë. Njerëzit janë në panik, kur nuk kanë të ardhura dhe kur nuk kanë punë, kjo reflektohet negativisht në gjithë shtetin”, është shprehur Mile Boskov nga Konfederata e bizneseve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments