Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëMallëngjyese:"Te shtëpia ku u linda"

Mallëngjyese:”Te shtëpia ku u linda”

Mallëngjyese:”Te shtëpia ku u linda”

•Do doja të ndaja me ju atë çka ndjeva,për disa ditë qëndrimi në shtëpin e prindërve me zemër,me mendje e me shpirt…

Te dera e shtëpis ku u linda,rri e pres
Hapa,si dikur brenda nuk ndëgjohen
Aty,tanimë nuk janë prindërit e mi

Ah shtëpi e ëmbla shtëpi
Dikur ishe si zjarri e ngrohtë
Sot i ngjanë kështjellës së ftohtë

Tani ndëgjojë vetëm zëra nga larg
Ku bashkë me gazin e haren
Vijn edhe të qarat e fëmijërisë

Këtu,ku aroma e malli i të parëve
Më mban ngjeshur në çdo qosh
Mes kujtimesh nga vatra e prindërve të mi

E ku përsëri mendojë për të shkuarën
Ku shumë gjëra do doja ti ndryshoja
Që me zell,të përqafoja fort prindërit e mi

Por sa keq që koha nuk të jep mundësi
Të kthehesh në të kaluarën e largët
E cila të duket sikur është në afërsi

E përsëri sheh rreth e rrotull
Duke kërkuar ndonjë gjë
Që nuk ka ndryshuar,por JO

Duket se edhe ajri nuk është i njejtë
E as pemët nuk pëshpërisin si dikur
E ku dielli nuk të fal të njëjtën ngrohtësi

Sepse malli ndaj njerëzve e vendit tënd
Egziston që dashuria të ketë kuptim
Ngaqë koha është flori,e vetë jeta si thesar

Andaj,të duam atë që kemi sot
Përpara se koha të na mësojë
Të vlersojm atë që kishim dje……

Me mallëngjim dedikuar prindërve Adem e Hava Adili,pa të cilët nën këtë kulm, boshllëku shtohet gjithnjë e më shumë…
Nga biri i tyre Bekim Adili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments