Monday, November 28, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniLutemi për Erdonin që erdhi përmes Tokës dhe nuk u kthye përmes...

Lutemi për Erdonin që erdhi përmes Tokës dhe nuk u kthye përmes saj

Urim SALIHU
Erdon Ramadani erdhi me gëzimin e një studenti nga Kumanova për të paguar semestrin e fundit.Erdhi me ëndrrat e një të riu pak më shumë se njëzet pranvera të jetës së tij që të gjithën e kishte përpara.Erdhi nxitimthi për të vazhduar rrugën e jetës që sapo kishte nisur me dëshirën që të mbaronte studimet si një student ekselent . Erdoni i ri erdhi përmes Tokës por historia e trishtë e këtij rrëfimi është se ai nuk u kthye më përmes saj.Ka shumë njerëz që Vera i merr diku në plazhe aty ku ujërat e rrëmbyeshëm përpijnë jetën e njerëzve .Erdoni kishte poashtu një betejë me ujin në të kthyer në shtëpinë e tij pasi kishte paguar semestrin e fundit.Më pas fati i keq ia zuri rrugën dhe në vend që të arrinte cakun përmes rrugës nga e cila kishte ardhë , tragjedia ia ndryshoi drejtimin duke e dërguar në distanca tjera, në një rrugë tjetër të verbër që e dërgoi drejt një lumi të rrëmbyeshëm dhe aty koha u ndal.
reklamë

Që prej asaj dite askush më nuk di gjë dhe pret me makth një lajm që nuk e sjellë askush. Ditë dhe netë që ikin me shpresa që po shuhen .Atje diku në ujërat e turbullt të vjeshtës akoma ndodhet Erdoni i ri dhe i pafajshëm dhe pastaj pas lutjeve për fatin e tij heshtja lëshohet frikshëm.Aty afër diku ndodhet babai i tij zemërthyer që vetëm ai e di si e duron gjithë këtë .Zemra e tij e copëtuar akoma smund të pajtohet me atë që i ka ndodhur krijesës së tij të shtrenjtë.Ai pret , duron mes shpresës dhe sërish zhytet në dëshpërim sepse ka tre ditë dhe netë të gjata sa një shekull që ia humbin toruan.
E vetmja gjë që dijmë deri tani është një veturë që u nxorr nga lumi i rrëmbyeshëm por misteri i kësaj historie është se tre ditë nuk dihet gjë për fatin e Erdonit të ri nëse uji i lumit e ka dërguar diku larg apo është aty diku dhe nuk e gjen dot askush.
Mes dhimbjes, heshtjes të gjithë presin një lajm për të.Ai nuk vjen kurrë .Shteti qëndron indiferent dhe nuk bën aq sa duhet për qytetarin e vet , partitë nuk bëjnë zë sepse po grinden mes tyre .Askush nuk reagon por vetëm luten për jetën e këtij të riu që ka tre ditë nuk e ka parë kush.Nuk e di nëse lumi e ka rrëmbyer dhe e ka dërguar diku larg, apo ka akoma një shpresë që venitet me kalimin e orëve tashmë, mbase minutave .Koha po mbaron.
Erdoni erdhi në qytetin e zhurmshëm të Tetovës përmes Tokës dhe në të kthyer në shtëpinë e tij, aksidenti i humbi cdo gjurmë .Të gjithë mbërthyer me dhimbjen e një jete të re që ndodhet në misterin e Lumit të tërbuar , lutemi që ai të jetë akoma i gjallë mes nesh.Lutemi që Erdoni të kthehet ta vazhdojë jetën , të merr një ditë diplomën dhe të arratiset drejt dashurisë gjithënjerëzore.
(Autori është kryeredaktor i portalit TS)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments