Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaLibri për Muhamedin a.s. lexohet edhe në Vatikan

Libri për Muhamedin a.s. lexohet edhe në Vatikan

Papa Francesku dhe ish Papa Benedikti XVI i dërguan një letër falëminderimi një imami shumë të njohur në Gjermani, si përgjigje ndaj dhuratës që ua kishte dërguar atyre, që përmbante librin e tij të fundit për Muhamedin a.s.

Libri në një mënyrë ishte përgjigje ndaj një fjalimi të Papës Benedikti XVI të mbajtur disa vite më parë, ku në përmbajtje kishte gjëra rreth Muhamedit a.s. të cilat shkaktuan zemërim dhe shumë protesta anë e mbanë botës islame, gjë që e kishte detyruar Papën të kërkonte falje.

Papa Franqesku dhe ish Papa Benedikti XVI, në dy letra të ndara drejtuar Benjamin Idrizit (me ërardhje nga Shkupi) imam në xhaminë Penzberg, çmuan lartë kontributin e tij për këtë libër i cili tashmë ka hyrë në biblioteken e Vatikanit, dhe do të ndihmoj në përmirësimin e koncepteve negative të cilat qarkullojnë në një opinion të gjërë në perendim, rreth islamit dhe Muhamedit a.s.

Imami i xhamisë Benjamin Idrizi i cili udhëheqë edhe Forumin Islam në Minhen, kryeqytetin e Bavarisë, nga ana e tij sqaroi se në librin e tij të cilit ia dhuroi ish Papës dhe Papës aktual,të shkruar në gjuhën gjermane, është një përpjekje për të zbuluar personalitetin e Muhamedit a.s.

Ai vazhdoi më tej dhe tha se ky libër nëpërmjet thënieve të Muhamedit a.s. iu përgjigjet, sulmeve të pareshtura drejtuar Muhamedit a.s. gjatë gjithë historisë.

Përkthim modern

Libri me titull: “I Dërguari i flet botës”, u shpërnda në masë të madhe qoftë në mesin e muslimanëve apo edhe jo muslimanëvë, ky libër prezanton personalitetin e Muhamedit a.s. nëpërmjet fjalëve dhe urtësive të tij. Autori I këtij libri më tej sqaroj se ky libër ishte një reagim dhe rezultat ndaj ligjëratës së Papa Benediktit XVI të cilën e kishte mbajtur në vitin 2006 në Universitetin e Regensburgut në Gjermani. Në këtë ligjëratë Papa kishte folur për lidhjet ndërmjet mendjes dhe fesë,në këtë ligjëratë ai kishte përmendur edhe ajetet nga Kurani famëlartë të cilat flasin për luftën, duke e ilustruar atë me një debat i cili kishte ndodhur ndërmjet Manuelit të VI dhe një mendimtari Persian.

Autori i këtij libiri imami Benjamin Idrizi, pohoi se ky libër I përgjigjet në mënyrë konkrete dhe me argumnetim të thellë ,pyetjës së Papa Bnedeiktit XVI të cilën e përsëriti disa herë gjatë ligjëratës së tij, ”Më thuaj përveç të keqës, me çka tjetër ka ardhur Muhamedi?” Autori nëpërmjet haditheve të Muhamedit a.s. i shuan të gjitha këto pretendime dhe botëkuptime negative të perëndimit ndaj personalitetit të Muhamedit a.s.si të pabaza.

Ky libër ka në përmbjatje e tij njëqind hadithe të Muhamedit a.s.të cilat flasin rreth jetës së përtgjithshme, vlerave morale drejtuar të gjithë lexuesve pa ndonjë dallim, gjithashtu këto hadithe flasin edhe rreth temave të cilat flasin për tolerancën me tjetrin, të drejtat e gruas, ruajtjen e ambientit, të drejtat e kafshëve, saktësinë dhe përfektësinë në punë, refuzimin dhe shuarjen e të gjitha formave të dhunës dhe mosdurimit fetar apo racial, dhë në fund thirrjes së tij për paqë dhe dashuri.

Përkthyesi vuri në dukje faktin se ai I ka ikur përkthimit literal, por duke I qëndruar besnik thelbit të tekstit original, me qëllim përshtajen e tij publikut dhe mentalitet perëndimor në veçanti atij gjerman.

Ai më tej sqaroi se ky libër ka gjetur një jehonë dhe shpërndarje shumë të madhe në mesin e publikut gjerman, në të njejtën kohë ka plotësuar një vakum në tregun e publicistikës gjermane për sa i përket përkthimit të haditheve të Muhamedit a.s.

Në fund ai potencoi se qëllimi i këtij libri ishte të forcoj shpirtin e njohjes së vërtetë, dhe të kontribuoj sadopak, për njohjen e personalitetit të Muhamedit a.s. nëpërmjet haditheve të tij, si një personalitet qëndror I cili ka luajtur një rol shumë të madh në ndërtimin e një shoqërie të qetë që do të përbënte model, në përhapjen e respektit dhe tolerancës të ndërsjellë.

Burimi : Aljazeera.net

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments