Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja BESA reagon lidhur me ikjen e mjekëve nga Maqedonia

Lëvizja BESA reagon lidhur me ikjen e mjekëve nga Maqedonia

Reagim lidhur me ikjen e mjekëve nga shteti dhe masat parandaluese të qeverisë aktuale (5% dhe 10 % rritja e pagave)

Sipas të dhënave statistikore zyrtare, nga 220 mjekë që diplomojnë nëpër fakultetet e mjekësisë në Maqedoni afër 180 kërkojnë dhe gjejnë punë jashtë vendit.
Këto janë disa nga shkaqet:
Sepse një mjek i posadiplomuar duhet të pres kohë të gjatë për tu punësuar në ndonjë institucion publik (spital) me shpresë që të merr specializim më tej. Mund të punësohet në ndonjë ambulantë të mjekësisë familjare ekzistuese si mjek i përgjithshëm ku nuk do të ketë avancim të mëtejshëm profesional dhe me një rrogë që mund t’ia dalë në skaj vetëm nëse nuk është i martuar dhe nëse udhëton me biçikletë.

Nëse e ka fatin të korruptojë ndonjë sherif lokal partiak, apo vetë është militant partiak (që i vardiset sherifit), apo nëse ka ndonjë fat të paparë, mund të punësohet pas disa viteve në spital ku mbetet të pres disa vite tjera deri sa ti ndahet specializimi me kushte shumë të disfavorshme, minimum 5 apo 10 vite të punojë për atë institucion në kushte mesjetare apo të paguajë 5 fishin e asaj që paguajnë mjekët në specializim privat (apo sipas ligjit të mëhershëm 15 vite apo 10 fishin).
Mjeku specialist ishte i detyruar brenda 4 viteve, 4 muaj të shkojë ne edukim jashtë shtetit për të cilën institucionit do të duhej ti a kthejë me 4 vite punë apo 1 milion denarë dëmshpërblim nëse largohet me vetëdëshirë nga puna.
Mjeku specialist i arsimuar në ndonjë nga institucionet përkatëse është borxhli te institucioni për edukimin që e ka marrë, por nuk kompensohet për punën specifike që e bën.

Ja dhe disa nga masat parandaluese:

1.Rrogat të rriten pernjeherë për 50% sidomos të mjekëve të përgjithshëm dhe atyre që janë në specializim.
2.Mjekut të sapodiplomuar ti paguhet stazhi 80% e rrogës së mjekut të përgjithshëm.
3.Çdo mjeku pavarësisht është i punësuar, apo jo sipas kriteriumeve t’i mundësohet specializim I përcaktuar në bazë të nevojave shtetërore.
4.T’i paguhet rroga si atyre që janë të punësur.
5.T’isigurohet punësimi në një nga spitalet shtetërore, apo të lihet i lirë të punojë në ndonjë klinikë private.
6.Т’i mundësohet edukim cilësor gjatë specializimit.
7.E sa i përket masave të qeverisë për rritje 5 % në shtator e 10% në janar, ekziston një fjalë popullore shqipe “kur të vijnë mendt të ikin dhent “.
8.Dhe si alternativë të kërkohet finansim i fakultetit të mjekësisë nga shteti Gjerman ose i njejti të privatizohet.

Lëvizja Besa
Departamenti i shëndetësisë

Zyra për informim/Kabineti i Kryetarit Bilall Kasami
26.11.2018

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments