Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja BESA. Publikohet vendimi i gjykatës, ja kush ka legjitimitetin ligjor

Lëvizja BESA. Publikohet vendimi i gjykatës, ja kush ka legjitimitetin ligjor

Lëvizja BESA, krahu i Bilall Kasamit sot ka publikuar vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2, ku vërtetohet se kërkesa e krahut të Shkupit për ta shkarkuar Bilall Kasamin është jo ligjore dhe jo statusore.
Abdush Demiri nga kjo parti ka pohuar se me këtë vendim tanimë të gjitha spekulimet se të njëjtit kanë shumicën bie poshtë.

“Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Besa,

Pas një periudhe të vështirë që kaloi Lëvizja Besa, duke u përballur me shumë shpekulime dhe manipulime të drejtuara në adresë të partisë, përfundimisht kjo situatë e pakëndëshme tashmë ka marrë një epilog.

Sot para juve po publikojmë vendimin e gjykatës themelore Shkupit 2, ku është refuzuar kërkesa e një grupi të pakënaqur për të ndryshuar kryetarin e partisë me metoda jodemokratike duke shkelur gjitha procedurat statutore dhe mbi të gjitha duke manipuluar me opinionin publik se ata përfaqësojnë shumicën e Këshillit Qendror të partisë gjë që edhe me këtë vendim u vërtetua si e pavërtetë.

Pas këtij vendimi të gjykatës themelore Shkupit 2 përfundimisht merr fund manipulimi i cili ka patur për qëllim të dëmtojë sa më shumë Lëvizjen Besa. Prandaj, sot i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Besa që për një kohë të shkurtë kanë qenë të manipuluar dhe hutuar nga dezinformatat e plasuara në opinion që të kyçen në strukturat e partisë të cilat po formohen në prag të kongresit të parë të Lëvizjes Besa i cili do mbahet më 24 shkurt të këtij viti në Shkup dhe të mos bëhen pjesë e agjendave të dyshimta.

Pasi një grup i vogël i pakënaqur me funksionimin institucional të Lëvizjes Besa vendosi me veprimet e veta të vetpërjashtohet nga partia dhe në opinion po përgadisin teren për të krijuar një subjekt të ri politik ne ju urojmë sukses dhe kërkojmë nga ata që idenë dhe bindjet e tyre politike të vërteta ti shpalosin para opinionit publik dhe mos të kamuflohen përmes formave tjera të organizimit shoqëror.

Poashtu i apelojmë edhe mediave që çdo informacion që ka të bëjë me Lëvizjen Besa ti qasen me korrektësi pasi që nuk mund të egzistojnë dy Lëvizje Besa, por ka vetëm një Lëvizje Besa dhe ajo jemi ne.”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments