Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja BESA në mbështetje të Rinisë Shqiptare

Lëvizja BESA në mbështetje të Rinisë Shqiptare

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar të pranishëm,

Jemi grumbulluar sot këtu për të dëshmuar një fotografi tjetër të rinisë shqiptare, që si duket pushteti aktual dhe udhëheqësia e Komunës të Tetovës kanë harruar që t’i ofrojnë rinisë aktivitet sportiv si ky që organizojmë sot ne, por edhe aktivitete tjera kulturore edhe edukativo-arsimore.

Për fat të keq fati i rinisë shqiptare, sidomos asaj në Tetovë është lënë në dorë të lojrave të fatit, kazinove dhe bastoreve. Sot, në vend që Tetovës ti ofrohet që afër shkollave të ketë qendra edukative, sportive dhe kulturore, ky pushtet rinisë shqiptare i ofron në çdo kazino dhe bastore. Ne për çdo ditë bindemi se thënia e famshme e kësaj qeverie “jetë për të gjithë” po shëndrohet në një ankth për rininë shqiptare pasi që jeta që ofron ky pusht është mjerimi dhe devijimi nga vlerat shoqërore dhe tradita e familjes shqiptare. Ky pushtet që gjithmonë po flet për vlerat evropiane si duket po punon që rinisë shqiptare ti lerë dy rrugë: o kazinon dhe bastoren ose mërgimin në Evropë.

Ne jemi mbledhur sot këtu për të dhënë mesazhin e fuqishëm se vizioni i Lëvizjes Besa për rininë shqiptarë është ndryshe nga ajo që ofron ky pushtet. Vendi i të rinjëve shqiptarë është në aktivitete sportive si ky që po organizojmë ne sot, apo edhe aktiviteteve tjera kulturore dhe edukativo-arsimore. Ne nuk do lejojmë që fati i rinisë shqiptare të mbetet në duart e lojrave të fatit.

Apelojmë deri te Qeveria dhe te udhëheqësia e Komunës të Tetovës që urgjentisht të dëgjojë zërin e rinisë shqiptare dhe në vend që të lejojë hapjen e kazinove dhe bastrove të investojë në hapjen e fushave të sportit, bibliotekave, kinemave dhe teatrove.

Tash ju ftoj të gjithëve që të kalojmë çaste argëtuese në këtë aktivitet sportiv që ka organizuar Lëvizja Besa me strukturat partiake.

Ju faleminderit

Zyra për informim/ Kabineti i Kryetarit Bilall Kasami

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments