Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiLetër e hapur z. Ramiz Merkos dhe z.Ziadin Selës!

Letër e hapur z. Ramiz Merkos dhe z.Ziadin Selës!

Letër e hapur z. Ramiz Merkos dhe z.Zijadin Selës !
Nuk e di sa i përcjellin shkrimet dhe komentet e ulëta, fyese dhe konfliktnxitëse të idhtarëve të tyre, dy konkuruesit e fundit për kreun e Komunës së Strugës. Por sidoqoftë, megjithë pajtimet dhe mospajtimet e njërës palë me epilogun dhe me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, dua të besoj thellësisht që, tek secili ish kandidat, interesi i përgjthshëm qytetar dhe kombëtar vazhdon të qëndrojë mbi interesin partiak dhe individual. Prandaj, me këtë rast u bëj thirrje vëllazërore që të dyve, që, përderisa ulen, buzëqeshin e bisedojnë me miq e me armiq të popullit tonë, nuk do të ishte më shumë ,,përulëse”ulja, buzëqeshja dhe bisedimi edhe me njëri/tjetrin, për hir të interesave dhe fateve të përbashkët. Së pari, deputeti martir, Zijadin Sela, njeriu që me gjakun dhe me jetën e vet sensibilizoi gjithë opinionin botëror mbi historikun e përgjakshëm të popullit tonë në këto treva të lashta shqiptare, me guximin, potencialin kombëtar dhe intelektual që posedon, me transparencën politike që po zhvillon kohët e fundit, dhe me inisiativat për ndryshimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet kopil, do të duhej që edhe në Strugën tonë të dashur dhe me shumë plagë, të jet nismëtar i bashkimit të shqiptarëve. Prandaj, unë dhe struganët e mi, presim që z. Zijadini menjëherë ta thërrasë kryetarin e ri, Ramiz Merkon, të cilit, besoj që gjithashtu nuk i mungojnë vlerat njerëzore, qytetare dhe kombëtare sa për t`u ulur e përgjunjur përpara popullit të vet, dhe t`i japin mesazhin e paqes qytetarëve të Strugës dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen e përçahen për interesa të huaja…


Vëllazërisht: Lebit Murtishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments