Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa shqiptar dhe sa maqedonas ka në burgjet e Maqedonisë

Ja sa shqiptar dhe sa maqedonas ka në burgjet e Maqedonisë

Shumica e të burgosurve në Maqedoni nuk i përkasin etnisë maqedonase, edhe pse ata përbëjnë 63 për qind të popullsisë së vendit. Nga gjithsej 2.797 të qytetarëve të dënuar me burgim, maqedonas janë vetëm 1105, ose afër 38 për qind e tyre.

Këto janë të dhënat e Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, të kërkuara nga Almakos, për të verifikuar një bisedë të përgjuar të ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, ku ajo thotë se burgjet e Maqedonisë janë të mbushura me shqiptar.

Shifrat zyrtare sikur e konfirmojnë deklaratën e Jankullovsës sepse pjesa dërmuese e njerëzve të privuar nga liria, ose 62 për qind e tyre, janë shqiptar, rom, turq, serbë dhe të tjerët, të cilët bashkë në numrin e përgjithshëm të popullsisë marrin pjesë me vetëm 37 për qind.

Nga bashkësitë jo shumicë, numri më i madh i të burgosurve janë shqiptarët. Gati një mijë shqiptarë vuajnë dënimet me burgim, që është 32.8 për qind i numrit të përgjithshëm të burgosurve.

Gjendja ende me e vështirë paraqitet me romët, të cilët në popullsinë e përgjithshme marrinë pjesë me 2.7 për qind, ndërsa mbi 16 për qind e të burgosurve i përkasin kësaj bashkësie.

Ekspertët e kanë të vështirë të sqarojnë numrin e ulët të maqedonasve etnikë nëpër burgjet e vendit duke e pasur parasysh se ata kanë në duart e veta tërë pushtetin dhe mundësia për të keqpërdorur atë është shumë më e madhe.

Megjithatë, eksperti juridik, Osman Kadriu, thotë se pushteti nuk i heton dyshimet për krimet e kryera nga maqedonasit, prandaj numri i tyre është më i ultë në krahasim me bashkësitë jo shumicë, kundër të cilëve montohen procese gjyqësore.

“Nga blloku maqedonas përqindja është shumë e vogël në krahasim më përqindjen e popullatës që jeton në Maqedoni. Prokuroria Publike duhet të angazhohet që të zbardhë numrin e këtyre kryerësve nga të gjitha etitetet. Një numër i madh i kryerësve nuk janë akoma të thirrur në përgjegjësi”- tha eksperti Kadriu.

Lidhur me numrin e madh të burgosurve shqiptar dhe rom sociologu Hasan Jashari, thotë se kjo është e kuptueshme sepse ata kanë qenë të diskriminuar nga të gjitha regjimet.
“Ata atëherë dhe sot bëjnë kryesisht punë që paguhen dobët në krahasim me maqedonasit. Shqiptarët mbijetuan në sajë të pronës mbi tokën kurse romët nuk kanë pasur pronë private. Gjykimet si rasti i “Sopotit”, “Brodecit”, “Monstrës”, “ Lagjes së Trimave” kana ekzistuar në vazhdimësi”, thotë Jashari.

Sipas tij, romet janë më të varfër sepse janë më pak të edukuar dhe vijnë shumë më shpesh në kundërshtim me ligjin.

Të dhënat e Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, përfshijnë shifrat totale të të burgosurve deri më 31 gusht të këtij viti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments