Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderLegjenda Seedorf përqafon fenë Islame

Legjenda Seedorf përqafon fenë Islame

sh-mesfushori holandez këtë e bëri të ditur përmes një postimi në “Instagram”.
45 vjeçari ka falënderuar në veçanti të dashurën e tij, për të cilën tha se ka qenë ajo që e ka prezantuar me fenë e muslimanëve.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që më uruan për anëtarësimin në familjen islame. Unë do të doja të falënderoja veçanërisht të dashurën time Sophia, e cila më prezantoi dhe më mësoi për Islamin. Unë nuk e ndryshova emrin tim dhe do të vazhdoj të mbaj emrin tim siç e kanë dhënë prindërit e mi, Clarence Seedorf! Unë po dërgoj gjithë dashurinë time për të gjithë në botë”, ka shkruar ish-futbollisti i disa klubeve të mëdha evropiane.

Gjatë karrierës së tij futbollistike, Seeford luajti për Ajaxin, Real Madridin, Sampdorian, Interin e Milanin. Clarence Seedorf u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2014, te skuadra braziliane, Botafogo. Ai pastaj filloi me punën e trajnerit, ku fillimisht mori drejtimin e Milanit, pastaj të Shenzhenit, Deportivo La Corunas dhe së fundmi ishte trajner te Kombëtarja e Kamerunit. Momentalisht, Seedorf është pa skuadër.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments