Sonte në Strugë nga aksidenti i shkaktuar në rrugën Strugë-Qafethanë, rreth orës 20 në mbrëmje, Struga Ekspres mëson se 6 persona që kanë qenë pjesmarrës në aksident kanë pësuar lëndime ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime më të rënda të cilët kanë përfunduar në spitalin e Strugës.
Drejtori i spitalit të Strugës dr. Asim Musa tregon për Struga Ekspres, se nga 6 persona që kanë pësuar lëndime, dy prej tyre kanë përfunduar në spital për tu kuruar të cilët do ta kalojnë natën në spital por që nuk kanë asnjë rrezik për jetën (Struga Ekspres)