Ky është autori i sulmit në Gjermani, mbyti 11 persona dhe la një letër dhe video-inçizim (VIDEO)

0
16
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d


Sulmuesi Tobias R, 43-vjeç, që vrau 11 persona në dy kafiteri në Gjermani, besohet se ka motive ksenofobe, ka njoftuar ministri gjerman i Punëve të Brendshme.

Policia në Hanau të Gjermanisë, ka gjetur 43-vjeçarin të vdekur në apartamentin e tij, kurse pranë tij hasën edhe në trupin e të ëmës 72-vjeçe. Raportohet se edhe ajo kishte marrë plagë nga plumbi, transmeton Telegrafi.
Ai mbante ilegalisht armë dhe merrte pjesë në gara të ndryshme sportive të shenjëtarisë. E në letrën që e ka lënë Tobias R, ai kishte shfaqur qëndrime të çuditshme, që kishin këndvështrim radikal të ngjashme me të djathtën ekstreme, shkruan Bild.

Tobias gjithashtu kishte lënë edhe një video-incizim, kurse disa media edhe i kanë publikuar këto materiale.