Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderKujdesi që duhet të kemi nga fallxhorët! Ja si i gënjejnë njerëzit

Kujdesi që duhet të kemi nga fallxhorët! Ja si i gënjejnë njerëzit

Një dukuri me ndikim në jetën njerëzore është edhe e shkuara tek fallxhoret. Shumë njerëz janë të pa informuar dhe duan të mësojnë të ardhmen. Çdo gjë i përket Krijuesit të Gjithësisë sepse janë krijimet e Tij. Jeta njerëzore, Gjithësia dhe gjithçka tjetër. Ai është i plotfuqishëm për çdo send. Por njerëzit duke menduar shkurt dalin në një përfundim të gabuar dhe me pasoja të mëdhaja. Shumë prej tyre shkojnë në fallxhore duke u kënduar ose duke u përpjekur për të mësuar të ardhmen! Por a e di të ardhmen e njeriut, krijesa?! Jo! Sepse nëse do e dinte të ardhmen gjërat do ndryshonin. Sulejmani a.s ka qënë një Profet ku Zoti i Madh i dha pushtet në tokë. Ai kishte nën sundim, xhindet, fliste gjuhën e kafshëve dhe kishte pasuri shumë të madhe. Sulejmani kishte nënshtruar xhindet dhe ata i frikësoheshin atij. Sunduesi i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: “E ndoqën atë që e thoshin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit…” Thotë: djajtë ngjiteshin në qiell që t’i përgjonin bisedat e melekëve për vdekjet, të fshehtat, apo gjërat e tjera që do të ndodhin në tokë. Duke ndjekur këtë metodë, ata këto të fshehta ia u sillnin fallxhoreve dhe më pas ato për këto gjera iu flisnin njerëzve. Pas shpalljes së profecisë së Muhammedit a.s kjo gjë u ndalua. Thotë Sunduesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: Sura 67:5 Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.

Sura 37:6-8 Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët

Sot njerëzit ndjekin atë dukuri. Ata pa argumente binden se gjërat dalin si u thonë fallxhoret. Por fallxhorët kur arrijnë besim tek ata i gënjejnë, duke u ndërfutur në këtë edhe gjëra të tjera, krahës çdo fjale ato shtojnë 70 fjalë të veta. Njerëzit këto gjëra i shënuan në libra, ndërkaq në mesin e bijve të Israilit u përhap bindja se xhinët e dinë të fshehtën. Pas kësaj u dërgua për pejgamer Sulejmani a.s. i cili i mblodhi këto libra dhe i futi në një arkë dhe këtë arkë e varrosi në dhe, nën fronin e tij, ndaj për këtë secili djall që tentonte t’i afrohej fronit të tij, digjej. Ai tha: Nësë dëgjoj ndonjërin duke thënë se djajtë e dintë të fshehtën, do t’ia pres kokën. Një argument tjetër është që për të ardhmen e njerëzve nuk e di askush përveç Krijuesit të Gjithësisë është dhe vdekja e Sulejmanit a.s Sulejmani a.s kishte nenshtruar xhindet. Nje dite Sulejmani i kishte venë në shërbim xhindet duke kryer detyrat që ai iu kishte caktuar. Puna ishte e rëndë dhe zgjaste disa ditë. Ai pasi kishte mbushur 52 vjet, u mbështet tek një bostum duke vendosur duart e tij dhe mbështet kokën dhe sytë i kishte të hapur. Xhindet vazhdonin te punojne pa ditur se ai kishte vdekur. Princi i kurores qe do te zinte vendin e Sulejmanit a.s, i shkon per t’i treguar diçka dhe e dallon qe kishte vdekur. Megjithate, nuk i tregoi askujt. Here pas here, ai i afrohej prane, bente sikur i peshperit diçka ne vesh dhe largohej. Kjo gjendje vazhdoi per nje vit te tere, nderkohe qe xhindet vazhdonin te punonin të nënshtruar. Ata çuditeshin si ishte e mundur qe Sulejmani a.s, mbreti i tyre nuk kishte levizur nga vendi per nje vit te tere. Disa prej tyre peshperitnin me njeri-tjetrin mbi mundesine e vdekjes se Sulejmanit, por kishin frike te hetonin.

Pas nje viti, krimbi i drurit e kishte dobesuar aq shume bastunin e Sulejmanit a.s saqe nje dite u thye dhe Sulejmani a.s u rrezua pertoke. Atehere xhindet e kuptuan se ai kishte vdekur qe nje vit me pare. Po ashtu, njerezit e kuptuan se xhindet nuk e dine te fshehten. Thote Zoti ne Kuran:“Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre nuk u dha shenje askush per vdekjen e tij, pos krimbit te drurit. Dhe, kur u rrezua (Sulejmani), u bë e qarte se, sikur ta dinin xhindet te padukshmen, nuk do te vijonin në dënimin e poshtëruar.” (Sebe, 14)

Pas vdekjes se Sulejmanit a.s, erdhën pasuesit e tij. shejtani mori formen e njeriut dhe shkon tek nje grup i beni isralëve dhe iu tregon për një arkë thesari të cilën kurrë nuk do mund ta harxhonin. ai ju tregoi vendin dhe më pas ata groposën dhe gjeten arkën me libra. Kur e nxoren shejtani iu tha: Sulejmani a.s i kontrollonte njerëzit, djajtë, xhinët dhe shpezët me këtë magji. Në këtë mënyrë u përhap në popull se Sulejmani A.S ka qënë magjistar. Zoti i Gjithësisë thotë për këtë çështje në Kur’anin famëlartë se: “Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajtë ishin të pafe…”

Pra shkuarja tek falltorët nuk ka asnjë dobi madje ajo sjell dëm të madh sepse të largon nga feja, të largon dhe të verbon duke mos vërejtur mirësitë, begatitë, dhe argumentet e pafundme të Krijuesit të Gjithësisë. Fallxhoret duke përdorur mënyrat e tyre shejtaneske i mashtrojnë pakufi njerëzit e pa informuar madje ato përdorin edhe si metodë zhvatjen duke iu kërkuar shumë të hollash ose orendi shtëpijake. Studimet sociale të zhvilluara vitet e fundit kanë dale në përfundim se njeriu rreptësisht duhe të ndaloje shkuarjen tek fallxhoret për shkak se gjenda e tij emocionale dhe morale rëndohet duke e çuar atë në një gjëndje drejt përkeqësimit të vazhdueshëm.

Muslimi transmeton në një hadith: Kush shkon te fallxhoret dhe i pyet per dicka, atij nuk i pranohet namazi per 40 dite.” Namazi është dritë. Eshte e pa llogjikshme që njeriu ta zëvendësoje dritën me errësirë. Në një hadith tjetër të trasnmetuar nga Ebu Dauti thotë se: Kush shkon te fallxhori dhe i beson fjaleve te tij, e ka mohuar ate qe i eshte zbritur Muhamedit [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem].” Pra njeriu duhet të ndalë këto veprime jo të dobishme dhe shumë të dëmshme sepse ato janë thjesht një mashtrim. E vërteta është shpallur dhe caktuar. E vërteta është ajo që i zbriti Profetit të njerzitmit Muhammedit a.s. Çdo mirësi, begati i kemi nga Krijuesi i Gjithësisë. E ardhmja jonë i përket vetëm Krijuesit dhe jo krijesave. Të jetojmë, duke qënë vepërmirë, duke falur namazin, dhënë zeqatin dhe duke jetuar me parime, rregullat e larta morale qe i zbriti Krijuesi i Gjithësisë nëpërmjet Kur’anit famëlartë. Sepse nësë jeta jonë është e mbushur me besim të plotë tek Ai që na krijoi, dhe duke e adhuruar Atë me sinqeritet, pa shok, pa ortak, do të ndjejmë begatitë e Tij të pafundme në çdo dimesion të jetës dhe me nijetin e pastër të përfitojmë nga mëshira e Krijuesit duke fituar Xhennetet e begatshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments