Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKujdes kur blini dru, mund të mashtroheni nga shitësit

Kujdes kur blini dru, mund të mashtroheni nga shitësit

Xhafer Mehani, nga fshati Bakshi i Obiliqit, të dielën bashkë me të birin kishin dalë në treg të druve në Prishtinë për të blerë pesë metra dru për ngrohje.

Ata ndonëse janë goditur me shitësin nga 30 euro për metër, gjithsej pesë metra dru, kur i ka dërguar në shtëpi i kanë dalë vetëm dy metra.

Mehani thotë për Indeksonline se është mashtruar jo për pak dru, por fiks për tri metra.

“I pagujta pesë metra dru, në shpi me erdhën vetëm dy metra”, kjo vërtetë është shqetësuese dhe e papranueshme ka thënë Mehani duke shtuar se e njeh shitësin dhe këtë rast do ta dërgoi në të gjitha institucionet kompetente dhe i njëjti do të përgjigjet.

“Drutë i ka pru në shtëpi dhe ka filluar menjëherë t’i shkurtoi me sharrë në kamionin e vet. Pra pa i matur edhe njëherë në tokë. I ka marr 150 euro dhe është largu. Të nesërmen filluam ti palojmë dhe kur i kemi matur na kanë dalë fiks 2 metra dru, d.m.th na kanë mashtruar për tri metra dru”, ka thënë Mehani.

Mehani thotë se po e bënë publik këtë lajm në mënyrë që qytetarët tjerë të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments